Deputeti i LDK-së, Naser Osmani i ka demantuar deklaratat e deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila e akuzoi publikisht që e ka gjuajtur opozitën me gotë të qelqit dhe që i ka kërcënuar ata
Osmani ka thënë se Albulena Haxhiu po gënjen.
“Nuk kam gjuajtur me gotë. Po gënjen”, ka thënë për Gazetën Express Osmani.
Osmani e ka mohuar edhe akuzën tjetër të Haxhiut, e cila ka thënë se Osmani i ka kërcënuar deputetët e opozitës.
“Nuk i kam kërcënuar. I kam thënë këto veprime bëjini në rrugë e jo në Kuvend. Po gënjen”, ka thënë Osmani.