KUJDES: Me çdo kusht duhet t’i shmangni këto 3 gabime në facebook

21.09.2015 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Rrjeti social Facebook vazhdon të jetë një ndër rrjetet sociale më të përdorura deri më tani. Shifrat tregojnë se 1/7 e popullsisë tashmë kanë profil të krijuar në të. Anët e tij pozitive janë të pa-numërta, por me siguri që edhe anët negative mund të ekzistojnë.

Publikimet tona, të çfarëdo forme që janë ato; fotografi apo edhe shkrime personale tregojnë jashtëzakonisht shumë për ne si personalitet dhe përmes tyre vizitorët e profilit tonë do të mund të mësojnë shumë gjëra për ne edhe pse mund të mos na njohin fare personalisht.

E gjithë përmbajtja që ne publikojmë do t’a bëjë dallimin e vet në përceptimin e të tjerëve për ju, prandaj të gjithë duhet të tregoheni të kujdesshëm se si silleni dhe si e kontrolloni prezencën e tuaj në facebook.

Kohët e fundit, shumë punëdhënës kontrollojnë edhe profilin në facebook para se të vendosin për kandidatin që do të pranojnë në punë apo qoftë edhe para intervistave. Kjo gjë bëhet me qëllim që të kenë parasysh pak a shumë se me qfarë personaliteti kanë të bëjnë duke u bazuar në atë që thamë edhe më parë, secili postim mund ta bëjë diferencën në përceptim.

1. Përdorimi i gjuhës së papërshtatshme

Profili juaj në Facebook flet më shumë se çdo gjë tjetër për ju tek personat të cilët nuk ju njohin personalish. Përdorimi i gjuhës me kujdes është i domosdoshëm në përceptimin që punëdhënësit tuaj të mundshëm do të bëjnë për ju. Mund të ndodhë që shpesheherë që për shkak të një komenti apo postimi diskriminues, të pa-menduar apo ku keni përdorur gjuhë të papërshtatshme, personi tjetër në këtë rast punëdhënësi potencial do të krijojë një mendim negativ rreth jush.

2. Publikimi i informacioneve profesionale

Përkundër faktit që shumica e përdoruesve të dhënat dhe infomacionet profesionale i mbajnë shumë private, një gjë e tillë duhet ndryshuar për arsye se sa më shumë që tregoni për eksperiencat tuaja, interesat dhe shijet tuaja – gjë që do të mund të ndikojë pozitivisht tek personat të cilët nuk ju njohin.

3. Saktësia e të dhënave personale

E fundit por mund të jetë më e rëndësishmja; në llogarinë tuaj në facebook duhet të keni të dhënat kryesore të sakta dhe të qarta. Të dhënat e sakta dhe të nevojshme duhet t’i listoni të parat e më pastaj të kujdesesuni për pjesët tjera të llogarisë tuaj. Dhe kujdes të madh duhet t’i kushtoni edhe fotos kryesore në profilin tuaj, mundohuni që aty të vendosni një fotografi ku dukeni më profesional.

Ndonëse përdormi dhe prezenca jonë në platformat sociale nuk na duket se është edhe shumë e rëndësishme, ajo luan rol shumë të madh pasiqë në njëfarë forme këto janë vendet ku mund të “reklamoni” veten pa pasur nevojë të keni kontakt fizikë me njerëzit dhe një gjë e tillë shpesh të ndihmon normalisht në rastet kur ne i përdorim drejtë ato.

I përdorim çdo ditë dhe prezenca jonë në to ndonjëherë mund të mos na duket e rëndësishme, por duhet të mos e harrojmë faktin që potenciali dhe mundësia që ato ofrojnë për promovim personal dhe profesional është jashtëzakonisht e madhe dhe me mundësi të pa-numërta, kështuqë kur kemi parasysh ambiciet dhe planet tona për karrierë atëherë 3 këshillat e përmendura më lartë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)