OKB kërkon nga Shqipëria strehimin e 3 mijë sirianëve (Video)

19.09.2015 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
OKB kërkon nga Shqipëria strehimin e 3 mijë sirianëve (Video)

Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjen për pritjen e refugjatëve sirianë nëse një gjë e tillë do t’i kërkohet në ditët në vijim nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Rrefugjatët, UNHCR.

Dy burime qeveritare, në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se disa ditë më parë, gjatë një takimi me 7 ministra, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka kërkuar ngritjen e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Ndërkohë, të hënën, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, pritet ngritja e një komiteti ndërministror, i cili do të koordinojë punën nëse vëndit tonë do t’i kërkohet pritja e emigrantëve. Ky komitet do të shikojë mundësinë e kapaciteteve strehuese për sirianët.

Kjo lëvizje e qeverisë shqiptare vjen pas disa takimeve të përfaqësuesve të UNHCR-së, të cilët gjatë bisedimeve me zyrtarët shqiptarë kanë hedhur idenë për strehimin në Shqipëri të 3.000 deri në 4.000 emigrantëve nga vendi i udhëhequr nga Bashar al Assad.

UNHCR gjithashtu mësohet të ketë kërkuar që Shqipëria të shërbejë edhe si një bazë regjistrimi për refugjatët. Burimet qeveritare janë të rezervuara të thonë nëse kryeminisri Rama është ka rënë dakord me këto kërkesa.

Kërkesat e UNHCR-së dhe vetë BE-së ndaj Shqipërisë vijnë në një kohë kur situata në kufirin kroat mund të dalë jashtë kontrollit nga tejmbushja me refugjatë, të cilët mundohen të udhëtojnë përmes vendeve të Bakllkanit.

Ndërkohë që mediat britanike të së shtunës flasin për një shifër prej 75.000 sirianë që mund t’i drejtohen Shqipërisë. Kjo shifër konsiderohet jo realiste për vetë kapacitetet e mundshme të strehimit që ofron Shqipëria.

Me gjasë, shifrat që citojnë mediat britanike i referohen totalit të sirianëve që mund të mbërrijnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, burimet nuk i mohuan Top-Channel mbajtjen e bisedimeve me UNHCR-në për mundësinë e strehimit të një numri refugjatësh, por thanë që deri më tani nuk ka asnjë angazhim për ta pranuar këtë nga qeveria shqiptare.

I pyetur nga televizioni amerikan, CNN për këtë çështje ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati është përgjigjur: “Nuk ka negociata e si pasojë nuk ka marrëveshje”. / Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president