TEB Bank frikëson klientët

19.09.2015 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
TEB Bank frikëson klientët

Vendimi i Bankës TEB për mbylljen e llogarive të Organizatave joqeveritare në Kosovë për kontrollimin më të madh të tyre, dhe bllokimi deri në dërgimin e një grumbulli dokumentacionesh ende nuk u ka shkuar të gjitha organizatave joqeveritare, klientë të kësaj banke.
Por, për dallim nga organizata Polis me bazë në Lipjan për të raportoi Gazeta Fjala se i ishte bllokuar llogaria që kishte pasur në Bankën TEB, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) do ta ndërpres vetë bashkëpunimin me këtë bankë nëse ajo i kërkon detaje rreth aktiviteteve të planifikuara.
Dukagjin Pupovci drejtori i KEC ka thënë se personalisht do ta konsideronte të papranueshme sikur banka të kërkonte nga organizata e tyre listën e projekteve të realizuara ose tri projektet vijuese të planifikuara.
“Vetëm kjo do të ishte arsye e mjaftueshme që ne, vet, ta ndërpremë bashkëpunimin me atë bankë”, tha Pupovci.
Në vendimin në fjalë banka kishte kërkuar përveç certifikatës së regjistrimit të OJQ-së, statutit, verifikimin e adresës dhe listës së projekteve të realizuara të dërgojnë edhe dokumentet tjera.
“Dokumente valide të identifikimit të bashkëthemeluesve dhe personave të autorizuar, dëshmi për burimin e financimit, dokumentin që dëshmon destinacionin përfundimtar si dhe tri projekte vijuese të planifikuara për t`u realizuar”, shkruan në vendimin e Bankës TEB, të cilin e publikoi Gazeta Fjala.
Sipas Pupovcit ka OJQ ndaj të cilave duhet aplikuar kujdes të shtuar, ashtu siç ka individë dhe kompani ndaj të cilave duhet aplikuar kujdes të shtuar, por, kur bëhet fjalë për organizatën e tij ai do të kishte pritur që një bankë të shfrytëzojë metoda më të sofistikuara për mbledhjen e informacionit, e jo shkresë me këtë përmbajtje.
“Kuptohet, kjo shkresë mund të jetë dërguar në ndonjë kontekst krejt tjetër, ku ekziston dyshimi i bazuar për origjinën e fondeve ose për shfrytëzimin e tyre. Rastet e tilla janë të rregulluara me ligj”, ka treguar ai.
Pupovci kërkoi që të ketë një sqarim publik nga ana e bankës meqë ky vendim se ka dalë në publik dhe ka shkaktuar dilema edhe tek OJQ-të të cilat sipas tij e kryejnë me ndershmëri dhe përkushtim punën e tyre.
Megjithatë, zyrtarët e Bankës TEB, kanë refuzuar të japin sqarime për klientët e tyre duke mos u përgjigjur në pyetjet e Gazetës Fjala, për gati një javë.
BQK: Bankat veprojnë me rregullore të brendshme
Vendimi i bankës TEB për kontrollimin më të madh të llogarive të organizatave joqeveritare, nuk është parë si i jashtë ligjshëm nga Banka Qendrore e Kosovës.
Banka Teb në shkresën në fjalë për të cilën kishte raportuar Gazeta Fjala ishte bazuar në rregulloren e brendshme të saj, por jo edhe ndonjë bazë tjetër ligjore.
Besnik Kada, zyrtar për informim në BQK tha se bankat zhvillojnë politika dhe procedura lidhur me çështjet operacionale sikurse rasti në fjalë, dhe se ajo është përgjegjësi e bankës.
“Banka në funksion të njohjes së klientëve të saj mund të kontaktoj ata, përveç tjerash edhe lidhur me rrezikun operacional, përfshirë këtu të gjithë klientët e saj. Rrjedhimisht, çështjet operacionale janë përgjegjësi e bankës që kjo e fundit zhvillon për qëllime operacionale”, tha Kada.
I tërë ky proces, është vlerësuar i kundërligjshëm dhe diskriminues edhe nga përfaqësuesit e organizatave ashtu edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Administratës në kuadër të së cilës vepron departamenti për organizata joqeveritare .
Fitim Sadiku drejtori i organizatës “Polis”, lajmëronte se do të ushtrojë ankesë ndaj bankës TEB në emër të organizatës së tij dhe përkrahjes për shumë organizata tjera.
“Unë momentalisht jam duke e shqyrtuar bazën ligjore për të parashtruar ankesë, gjithashtu unë dua të ngris zërin edhe për shumë organizata të tjera për këtë padrejtësi që po na bëhet”, tha ai.
Ndërkohë edhe Bajram Kosumi drejtor i departamentit për Organizatat Joqeveritare që vepron në kuadër të Ministrisë së Administratës thotë se nuk pajtohej me burokraci të tilla.
Kosumi nuk pajtohet assesi me dokumentet që ka kërkuar kjo bankë.
“Është plotësisht e ditur se një OJQ para të gjitha institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, pas regjistrimit e përfaqëson përfaqësuesi i autorizuar i organizatës dhe nuk ka nevojë të kërkojnë që të jenë të pranishëm tre themeluesit, madje ata pas një periudhe të caktuar, për shkaqe më të ndryshme mund të mos jenë as pjesë e organizatës”, tha Kosumi për Gazetën Fjala.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu