Vdes 15-vjeçari, rrëzohet nga kati i pestë kur e ndiqte policia

17.09.2015 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vdes 15-vjeçari, rrëzohet nga kati i pestë kur e ndiqte policia

Dëshmia e shokëve: E denoncoi nëna se kishte marrë 50 lekë. Policia: Dërguam vetëm një patrullë, s’po e ndiqte

Mariglen Mullai.

Artan BushiNjë 15-vjeçar i dha fund jetës parmbrëmë duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati, teksa për shkaqet dhe rrethanat ekzistojnë dy variante që kanë të përbashkëta dhe dallime. Nga burimet policore mësohet se 15-vjeçari Artan Bushi kishte probleme mendore dhe i thoshte shpesh të ëmës se “do të fluturonte te Zoti”, ndërsa rrethi i tij shoqëror pretendon se u hodh për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, pasi nëna e kishte denoncuar për vjedhjen e 500 lekëve të vjetra. Njëri nga shokët thotë se Bushi ra aksidentalisht, ndërsa policia pretendon se ai u vetëhodh, pasi kishte probleme mendore. Variantet po përpunohen nga grupi hetimor, teksa Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal për të analizuar të gjitha rrethanat, duke mbledhur dëshmitë e prindërve, shokëve, mësuesve dhe personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes. E përbashkëta e kësaj ngjarjeje është fakti se 15-vjeçari Bushi ndodhej në një playstation, në katin e dytë të një pallati, në Kamzë, duke luajtur me miqtë, ndërsa u ngjit tri kate për t’u hedhur nga kati i pestë. Ngjarja është raportuar dje zyrtarisht nga Policia e Shtetit, në njoftimin e përditshëm për shtyp. “Më datë 15.09.2015, rreth orës 20:30, në rrugën ‘Berisha’, Kamzë, është hedhur nga kati i pestë një 15-vjeçar, banues në Tiranë, i cili vdiq në QSUT. Materialet i kaluan prokurorisë, për vlerësim”, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.

 

Shoku

Në rrjetin social “Facebook” qarkullonte një postim, ku një person pretendonte se ishte shoku i 15-vjeçarit. Në postim shkruhej: “Unë që të shkruaj jam nga Kamza dhe fatkeqësisht dje miku im vdiq, pasi u rrëzua nga një lartësi në përpjekje për t’i ikur policisë”. Sipas shkruesit, “krimi që kishte bërë djali ishte se i kishte vjedhur mamasë së tij 500 lekë të vjetra dhe ajo e kishte denoncuar. Ai u fut në një ndërtesë, ku në përpjekje për t’u larguar fatkeqësisht u rrëzua dhe vdiq”. Pra, denoncuesi i kësaj rrethane, i cili pretendon se është shoku i 15-vjeçarit, thotë se Artan Bushi po ndiqej nga policia dhe në përpjekje për t’u shpëtuar prangave, ra aksidentalisht nga lartësia.

 

Policia

Burime pranë Policisë së Tiranës i thanë gazetës “Shqip” se bëhet fjalë për një rast fatkeq vetëvrasjeje dhe se rrethanat janë të ndryshme nga ato që pretendojnë shokët. Kështu, sipas burimeve, 15-vjeçari Artan Bushi, lindur në Dibër dhe banues në Kamzë të Tiranës, ka pasur një të kaluar të afërt tepër problematike, për sa i përket sjelljes në familje apo shkollë, por më tepër spikaste një “fiksim” i javëve të fundit. Referuar këtyre burimeve, nxënësi i klasës së nëntë në një shkollë në Kamzë, i kishte shfaqur nënës së tij një imazh apo dëshirë që e tundonte shpesh. “Më ka thënë Zoti që të fluturoj. Dua të fluturoj që të takoj Zotin”, ishin frazat që i thoshte nënës përditë, sipas burimeve të policisë. Këtë shqetësim nëna e kishte ndarë edhe me policinë, për shkak të sjelljes problematike të tij në shtëpi, pasi policia thotë se shpeshherë ishte denoncuar nga prindërit për vjedhje të vogla në shtëpi. Më saktësisht, bëhej fjalë për shuma të vogla parash (kryesisht monedha në lek) që 15-vjeçari i gjente nëpër rafte apo vende të ndryshme, me të cilat luante playstation apo lojëra të tjera me shokët. Për sa i përket ngjarjes së 15 shtatorit, burimet policore thanë se atë pasdite nëna e 15-vjeçarit kishte bërë denoncimin e radhës për vjedhje, por më tepër me qëllimin për ta trembur të birin, në mënyrë që ai të mos e përsëriste më. Si gjithmonë, Bushi kishte shkuar në playstation për të luajtur dhe rreth orës 20:30, efektivët e policisë patrullonin zonën si zakonisht. Burimet thanë se efektivët nuk u ngjitën në katin e dytë, por qëndruan poshtë, si procedurë rutine, pa ndërhyrë në lojën e adoleshentëve. Në ato momente ishin dëgjuar zhurma dhe policët vendosën të ngjiteshin, por adoleshenti kishte ikur, për t’u hedhur nga kati i pestë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president