Mbi 5 mijë refugjatë kanë hyrë në Kroaci

17.09.2015 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbi 5 mijë refugjatë kanë hyrë në Kroaci

Mbi 5 mijë refugjatë, deri më tash, kanë hyrë në Kroaci, ka lajmëruar në mëngjesin e sotëm Radiotelevizioni i Kroacisë, duke u thirrur në të dhënat e Kryqit të Kuq.

Ky numër i refugjatëve është shumë më i madh nga ai që është pritur, ndërmjet 1 mijë e 500 deri 1 mijë e 800, ndërkohë që në Kroaci po vazhdojnë të hyjnë ende refugjatë të tjerë.

Duke u thirrë në raportuesit e tyre në terren, televizioni N1 ka lajmëruar se refugjatët tashmë po hyjnë në këmbë në Kroaci, përmes vendkalimeve Tovarnik dhe Batina.

Në Tovarnik, refugjatët janë duke ecur këmbë nga Qendra e pranimit drejt stacionit të trenit.

Policia kroate, mbrëmë ka deklaruar se deri në orën 20:50, Kroacia ka pranuar 1 mijë e 200 refugjatë, të cilët fillimisht i sjellë në Tovarnik, e më pas i shpërndanë në qendrat e pranimit në Kutin, Jezhevë, Sisak dhe Zagreb.

Mediet kanë bërë të ditur se treni që nga Tovarniku ka bartur rreth 800 refugjatë, ka arritur sot, herët në mëngjes, në Dugo Selo, ku gjendet Qendra për pranim Jezhevo, por ata sipas informatave të fundit, megjithatë janë drejtuar për në Zagreb, ku gjendet qendra për azilkërkues.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kroacisë, Ranko Ostojiq, ka deklaruar mbrëmë në Tovarnik se Kroacia ka kontroll të tërësishëm të kufirit dhe se nuk organizon korridore për kalimin e refugjatëve drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se asnjë person nuk e ka kaluar kufirin dhe se të gjithë ata janë dërguar në Tovarnik, prej nga në mënyrë të organizuar po barten në qendrat tjera të pranimit, transmeton rel.

Sipas tij, Kroacia është e gatshme që për një ditë t’i pres ndërmjet 1 mijë e 500 deri 1 mijë e 800 refugjatë

Rrugëtimin drejt Kroacisë, refugjatët e kanë nisur pasi Hungaria vendosi ta mbyllë kufirin me Serbinë, nga përplasjet që ndodhën ndërmjet forcave hungareze të rendit dhe migrantëve. Përmes Kroacisë, ata synojnë të depërtojnë në Slloveni, Austri për të vazhduar drejt Gjermanisë ose vendeve skandinave. ​

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes