Skënderbeu “tmerron” turqit (Video)

E publikuar: 17/09/2015 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në momentin e hedhjes së shortit mediat turke u shfaqën të tmerruara nga emri i skuadrës shqiptare me të cilën u shortuan, Skënderbeu duke rikthyer në vëmendje heroin tonë kombëtar, që për 25 vjet me radhë luftoi i pamposhtur ndaj Perandorisë Osmane. Mesa duket emri I kundërshtarit shqiptar i hutoi kaq shumë gazetarët turq, sa dhe në sallën e konferencave për shtyp, zgurdulluan sytë kur panë se Skënderbeu qëndronte vërtetë në stemën e ekipit korcar, ndërsa lojtarët e Beshiktashit nxituan të shtinin tek a cift, se kush prej tyre do të qëndronte në stol për të shmangur përballjen me Skënderbeun. Sa I përket gjigandit Mario Gomez, ky I fundit si gjerman, mendoi të mos përfshihet më kot në të tilla sfida duke deklaruar se përpara se të përballet me Skënderbeun do të ishte më mirë ta pyesnin nëse do e dëshironte dicka të tillë apo jo?

Për të përballuar këtë sfidë, turqit menduan të merrnin me vete dhe presidentin Fikret Orman, I cili megjithatë refuzoi të merrte pjesë në gostinë e shtruar nga Skënderbeu duke dashur ta sfidojë këtë të fundit në fushën e betejës së “Elbasan Arenas”. Përtej shakasë, megjithatë kohët kanë ndryshuar, dhe ajo e pak minutave më pas do të jetë thjesht një përballje futbolli, dhe në të tilla raste thuhet, fitoftë më I miri.

Video Player

00:00
01: