Vdiq tifozi i famshëm i Brazilit

E publikuar: 16/09/2015 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozi i famshëm i Brazilit, Clovis Acosta Fernandes, ka vdekur në moshën 60-vjeçare.

Tifozi që u bë i famshëm gjatë Kampionatit Botëror të mbajtur në Brazil vitin e kaluar, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin, njoftojnë mediet braziliane.

Ai u shndërrua në një ikonë të përfaqësueses braziliane kur u fotografua duke qarë në humbjen 7 me 1 nga Gjermania, derisa në dorë mbante një kopje të Kupës së Botës.

Globo raporton se Clovis vdiq në Porto Alegre pas një beteje nëntë vjeçare me kancerin.

Ai shikoi më shumë se 150 ndeshje të Brazilit derisa vizitoi 60 shtete të botës për ta ndjekur kombëtaren e tij.