Hapet Regjistri i Ndërtimeve Pa Leje

E publikuar: 16/09/2015 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në gjithë Kosovën janë regjistruar 352 mijë e 836 ndërtime pa leje dhe pas verifikimit të të gjitha të dhënave, nga sot, Regjistri i Ndërtimeve Pa Leje është i hapur për të pranuar dhe për t’i procesuar të gjitha aplikacionet për procedurë të legalizimit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor erid Agani, me rastin e fillimit të procesit të legalizimit përmes këtij regjistri.

Ky projekt është zhvilluar me ndihmën e Bashkimit Evropian, përkatësisht Projektit IRUSP Implementation and Enforcement of Rural Spatial Planning, transmeton Klan Kosova.