Lëng rrushi ideal për shëndetin tuaj

E publikuar: 16/09/2015 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëngu i rrushit është një produkt që ka shumë veçori të shëndetshme, të cilat nuk njihen nga ana jonë. Përbërësit e tij janë një mënyrë e mirë për tu ndjerë të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Lëngu i rrushit është i pasur me vitamina si A, B dhe C, potasium dhe hekur, lëngu i rrushit shton rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve, ai është një hollues i mire gjaku dhe parandalon infarktet e zemrës.

Dobitë e lëngut të rrushit të njohur nga populli edhe si qumësht bimor nuk kanë të mbaruar. Ky është një lëng i pasur me potasium dhe hekur të nevojshëm për të krijuar qelizat e hemoglobinës, të cilat transportojnë oksigjenin në gjak lëngu i rrushit ndihmon edhe në hedhjen e toksinave nga trupi. Krahas kësaj këto veçori e mbrojnë trupin nga infeksionet dhe forcojnë sistemin imunitar.

Sheqeri natyral i gjendur tek lëngu i rrushit zgjidhet shpejt duke u bërë një burim i mire energjie. Me ndihmën e përbërësve që ka lëngu i rrushit ndihmon në hollimin e gjakut dhe mundëson mbrojtje përballë sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë, variçeve. Të sëmurëve të cilët kanë probleme me gjakun dhe bllokimin e enëve të gjakut mjekët u rekomandojnë konsumimin e të paktën një gote lëng rrushi në ditë.