I dënuari i Guantanamos, picamen në Shqipëri

15.09.2015 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
I dënuari i Guantanamos, picamen në Shqipëri

Abu Bakker Qassim ishte paska i brengosur kur Shqipëria i dha atij dhe katër Ujgurëve myslimanë azil politik.

Kjo ndodhi më 2006 dhe që të gjithë ata i kishin kaluar nga katër vjet e gjysmë si të burgosur në Guantanamo Bay.

“Krejt çka kam ditur për Shqipërinë është se ka qenë shtet komunist”, thotë Qassimi për “Public Radio International”. “I thosha vetes, “Shqipëria, një shtet komunist… ne veç sa ikëm nga një shtet i tillë”.

Qassimi thotë të jetë larguar nga Kina më 2001 për t’i shpëtuar persekutimit të Ujgurëve, grup minoritar mysliman që flasin turqisht.

Qassimi ishte në mesin e 22 Ujgurëve të kapur afër kufirit Afganistan-Pakistan më 2011, pak kohë pasi SHBA-ja nisi luftën në Afganistan.

Shumë fakte në këtë rast mbesin të errëta, përfshi edhe atë se ku janë kapur këta saktësisht. Apo se pse qëndruan në kampin në Tora Bora, Afganistan. Sipas disa llogarive, ata po trajnoheshin si militantë për të luftuar për pavarësinë e Ujgurëve në Kinë.

Por, pas procese disavjeçare gjyqësore dhe ndryshimit të qëndrimit të Qeverisë amerikane mbi këta burra, erdhën në të njëjtin përfundim: se nuk ishin armiq të SHBA-ve apo forcave amerikane.

Megjithatë, ata mbetën në burg për disa vite sepse nuk kishin ku të shkonin. Kina i konsideron këta burra terroristë dhe kërkon t’i persekutojë ata. Pak vende dëshironin t’i merrnin. Në vitin 2006, Shqipëria, aleat i palëkundur i SHBA-ve, pranoi t’i merrte pesë prej tyre, transmeton Koha.net.

Qassimi dinte pak për Shqipërinë si i rritur në Kinën perëndimore. Diktatori kinez Mao dhe diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, kishin ndërtuar marrëdhënie të ngushta në vitet e ’70-ta.

“E kisha një ide se Shqipëria do të ishte një vend i madh sepse kur isha i ri, shihja shumë filma shqiptar në televizionet kineze për shkak të marrëdhënieve të forta të asaj kohe”, ka thënë Qassim.

Por kur arriti, Qassimi thotë se nuk mund të besonte se ishte në Shqipëri, pjesërisht për shkak se Tirana i dukej shumë e vogël për të qenë kryeqytet i një vendi.

“Shikova në një hartë për të gjetur Shqipërinë. Por s’po mund ta gjeja. I pyesja njerëzit, “a mund të më gjeni Shqipërinë në hartë”, ndërsa ata më tregonin një pikë të vogël në hartë”.

Ai gjithashtu mësoi se Shqipëria është bërë shtet demokratik disa vite më parë dhe se kishte shumicë myslimane.

Qassimi shumë shpejtë e kuptoi se Tirana është e mbushur plot me piceri. Kurrë më parë ai s’kishte dëgjuar për pica dhe nuk fliste asnjë fjalë shqipe. Por ai hyri në një piceri dhe disi ia doli të porosiste një byrek.

“Ishte i shijshëm. Dhe pronari nuk më mori para në shenjë respekti”, thotë Qassimi nga kuzhina e vogël e një picerie hallall në Tiranë, ku tani punon me gjysmë orari, transmeton Koha.net.

E sot, pica është ushqimi kryesor në jetën e Qassimit në Shqipëri. “Nuk është punë e vështirë. Por ju jep kënaqësi kur njerëzve iu pëlqen pica që e bëni ju, kur ju japin bakshish”, ka thënë Qassimi derisa po e bënte specialitetin e tij: Mix Pizza, që është picë me pershutë viçi të Shqipërisë dhe me suxhuk Bosnje.

Qassim flet shqip, një gjuhë jashtëzakonisht e vështirë për të mësuar. Ai thotë të ketë ndjekur disa orë mësimi të gjuhës shqipe pasi kishte arritur në Tiranë, por pizeria thotë të ketë qenë mësuese më e mirë.

“Në fillim po e mësoja gjuhën me rregulla. Ndonjëherë edhe gaboja. Shokët qeshnin me mua. Ishte pa dyshim një proces mësimi”, thotë ai. Puna që e bën i jep mundësinë që të tregojë për historinë e Ujgurëve. Por ishte tregimi i ish të burgosurve ujgurë të Guantanamos që rezoni me Ahmet Dursun.

Dursun është pronar i një restoranti në Tiranë. Ai u takua me ujgurët rastësisht më 2007. Njëri prej tyre kishte shkuar në restorantin e tij turk për të kërkuar udhëzime. Dursan i ftoi ujgurët për drekë.

Ata mund të komunikonin mes vete pasi që gjuha e ujgurëve është e përafërt me atë turke. Dhe me këtë rast ia treguan rrëfimin e tyre.

“Ishte dreka më e vështirë në jetën time. Kur po më tregonin për përvojat e tyre… ishte tragjike t’i dëgjosh se çfarë kanë përjetuar”, ka thënë Dursan. Dursan vendosi se duhej bërë më shumë sesa t’iu ofrojë vetëm mikpritje, transmeton Koha.net.

Ai deshi t’u tregonte shqiptarëve se ujgurët meritojnë të jenë pjesë e shoqërisë së tyre. Restoranti i tij ishte i veçantë. Jo-shqiptarët përgatisin ushqim nga shtëpia dhe i çojnë në restorant. Të hyrat më pastaj shkojnë për bamirësi. Dursan ftoi ujgurët që të punojnë në kuzhinë ndërsa pilafi me mish viçi i Qassimit u bë shumë i famshëm.

“Përdori shumë karota, aq shumë sa që me gjasë atë ditë lepujt kanë mbetur të uritur”, thotë Dursun. “Ishte shumë i shijshëm – jashtëzakonisht shumë. Kishte edhe qepë të fërguara. Ishte një përzierje që s’e kisha parë më herët. Të gjithëve u pëlqeu shumë”.

Dursan ftoi edhe një reporter televiziv për të intervistuar Qassimin dhe të tjerët. Qassimi thotë se intervista, në Top Channel, shënoi një pikë kthese.

Deri atëherë, ai thotë se disa njerëz janë sjellë keq me të, e kanë trajtuar si të ishte terrorist.

“Njerëzit e kuptuan kërkesën tonë. dhe nga ai moment, gjithçka u përmirësua”, thotë Qassimi. Jetët e ujgurëve janë përmirësuar në masë të madhe. Qassimi thotë se ka miq shqiptarë dhe ka një grua këtu, një ujgure, dhe një vajzë të moshës së mitur. Megjithatë, Qassimi ende thotë se ka probleme që të sigurojë mbijetesën. Ai punon me gjysmë orari, dhe ndihma që e merr nga shteti nuk i mjafton për të mbajtur familjen.

Qassimi thotë se e ka të vështirë të gjejë punë – edhe për shkak të shkallës së lartë të papunësisë por edhe për shkak të prejardhjes. “Është e vështirë kur shkoj dhe aplikoj dhe kërkoj punë. Më pyesin prej nga jam. Dhe menjëherë e bëjnë ndërlidhjen me Guantanamon”, thotë ai, transmeton Koha.net.

Guantanamo vazhdon t’ia komplikojë jetën Qassimit. Tre nga miqtë e tij vazhdojnë të jenë të burgosur atje.

“Asnjë vend nuk po dëshiron t’i merr”, thotë ai. Megjithatë, ai nuk duket se ka ndonjë pakënaqësi për SHBA-të apo për Shqipërinë. Ai e fajëson Pakistanin për të cilin thotë t’i ketë dorëzuar ujgurët tek forcat amerikane më 2001 për një dhuratë.

Ai thotë se amerikanët kishin menduar gabimisht se ata janë terroristë. “Kur u thamë amerikanëve se jemi ujgurë, gjendja u përmirësua. Ata s’kishin asnjë problem me neve. Ata në të vërtetë na trajtuan goxha mirë. Disa prej rojave të burgut madje na jepnin edhe çokollata”, thotë Qassimi,i cili, edhe pse e kanë mbajtur gjatë në burg, nuk e kritikon Amerikën.

“Nuk e di pse më mbajtën kaq gjatë”, thotë Qassimi. “Ndoshta për arsye politike”. Megjithatë, Qassimi tregon mençuri që nuk e kritikon Amerikën në Shqipëri. Shqipëria është vend që përkrah në masë të madhe Amerikën.

Edhe nëse do të donte, Qassimi s’ka ku të shkojë. Nuk ka pasaportë, sepse nuk është shtetas. Dhe nëse kthehet në Kinë, sipas të gjitha gjasave do të arrestohej.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet