Zyrtarët e OVL të UÇK mashtruan veteranët e UÇK-së

14.09.2015 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zyrtarët e OVL të UÇK mashtruan veteranët e UÇK-së

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së, ka lëshuar një njoftim ku thuhet se nuk duhet paguar asnjë cent për të marrë Certifikatën e statusit. Kjo sipas komisioni ka ardhur pasi disa prej të autorizuarave të Komandantëve të Zonave kanë marrë para në formë pagese për t’i dhënë Certifikata.
Komisioni bën të ditur që ky është keqpërdorim nga zyrtarët e OVL UÇK-së dhe këto veprime janë në kundërshtim me vendimet e komisionit.
Ky është njoftimi i plotë:

KOMISIONI QEVERITAR PËR NJOHJEN DHE VERIFIKIMIN E STATUSIT TË DËSHMORIT TË KOMBIT, INVALIDIT, VETERANIT, PJESËTARIT APO TË INTERNUARIT TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

NJOFTIM

Duke u bazuar në informatat e ardhura nga tereni komisioni i njofton të gjithë Veteranët se për t’u pajisur me Çertifikata nuk janë të obliguar të bëjnë pagesa në asnjë formë.

Këtë njoftim e bëjmë për arsye se kemi marrë disa ankesa nga tereni ku disa degë të organizatës së Veteranëve të Luftës në rajone të ndryshme të cilët janë autorizuar nga Komandantët e Brigadave për shpërndarjen e Çertifikatave, po aplikojnë pagesa për ata të cilët i marrin Çertifikatat.

Gjithashtu i njoftojmë të gjithë veteranët se asnjë nuk është i obliguar të bëjë pagesë dhe se aplikimi i pagesave për veteranët është keqpërdorim nga ana e zyrtarëve të UVL UÇK-së dhe se këto veprime janë në kundërshtim me vendimet e komisionit.

Me kete rast i’u bëjmë thirrje të gjithe eprorëve të cilët i kanë marr çertifikatat për shpërndarje nga komisioni që të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesen që ato t’u dërgohen personave të cilëve u takojnë

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare