Përfundon më në fund telenovela Gourcuff. Pas shumë shtyrjesh, më në fund mesfushori është zyrtarisht një lojtar i skuadrës së Rennes. Sipas mediave, ish lojtari i Lyon dhe Milanit ka arritur akordin me ekipin e drejtuar nga trajneri Philippe Montanier, i cili ka vendosur t’i japë një shanc 29-vjeçarit, i cili për momentin ishte pa skuadër.