Eurobasket, Serbia i jep leksion Italisë

10.09.2015 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Eurobasket, Serbia i jep leksion Italisë

Serbia konfirmon sërish se është skuadra për t’u mundur në edicionin e 39 të kampionatit evropian teksa i jep një leksion të mirëfilltë basketbolli Italisë së Simone Pianigiani-t. Nga sa është parë deri tani në fazën e grupeve nënkampionët e botës janë skuadra më e kompletuar e këtij aktiviteti duke treguar qëndrueshmëri, forcë fizike, karakter dhe mbi të gjitha tepër klas. Në takimin përmbyllës të Grupit B, në Mercedes – Benz Arena të Berlinit ekipi i Sasha Djordjevic e nisi sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme duke udhëhequr 8-0, ndërsa në vazhdim falë lojës së shkëlqyer të Milos Teodosic Serbia kryesoi deri në 13 pikë diferencë. Kapiteni i skuadrës ishte i papërmbajtshëm në periodën e parë dhe e mbylli 10′ e parë me plot 14 pikë dhe 5 asist, duke humbur vetëm një gjuajtje gjithsej nga loja. Pasi fitoi periodën e parë 25 – 19 në 10′ e dytë Italia reagoi pozitivisht duke e ngushtuar disavantazhin në vetëm 2 pikë, sidoqoftë ndonëse u ngarkua shpejt me shumë gabime personale skuadra e Aleksandar Djordjevic u shkëput përsëri duke prekur sërish avantazhin maksimal të 13 pikëve, për të mbyllur më pas pjesën e parë me epërsinë 48 – 40. Me 3 fitore në 4 takimet e para Italia kërkonte fitoren për të mbyllur grupin në vendin e parë, megjithatë ishte thjesht një mision i pamundur pasi skuadrës së Pianigiani-t i mungoi forca për të reaguar dhe Serbia dominoi ndeshjen, deri në atë pikë sa me kalimin e minutave u kuptuan qartë edhe diferencat e mëdha mes këtyre dy ekipeve. Sikur të mos mjaftonte mungesa e lojtarit të Fenerbahce-s Luigi Datome influencoi ndjeshëm edhe mungesa e basketbollistit të Sacramento Kings Marco Belinelli i cili qëndroi i ulur në stol dhe nuk zbriti në parket për shkak të lodhjes muskulore, një zgjedhje e trajnerit kjo për ta patur të shplodhur 29-vjecarin në ndeshjet e fazës së 1/8-ve. Pasi shkoi deri në 22 pikë avantazh Serbia e mbylli përfundimisht takimin me rezultatin e thellë 101 – 82, por interesant është fakti që Italia nuk pësonte më tepër se 100 pikë në një ndeshje zyrtare që nga faza kualifikuese për Lojërat Olimpike të Barcelonës, në vitin e largët 1992. Përsa i përket takimit Milos Teodosic ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 26 pikë dhe 8 asist në vetëm 27′ lojë. Nemanja Bjelica i Minnesota Timberwolves kontribuoi me 19 pikë e 8 rebound ndërkaq në krahun tjetër dy basketbollistët italianë që luajnë përtej oqeanit Bargnani dhe Gallinari realizuan respektivisht nga 17 dhe 14 pikë, gjithsesi më i miri për ekipin e Pianigiani-t ishte Alessandro Gentile me 19 pikë dhe 6 asist. Ndeshjet e turit të ardhshëm, pra të fazës me eliminim të drejtpërdrejtë do të zhvillohen në stadiumin e Lilles Pierre – Mauroy dhe Serbia pasi fitoi Grupin B do të ndeshet më 13 shtator me të katërtën e Grupit A, Finlandën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit