Keq e më keq për Chelsean, lëndohet Cortouis

E publikuar: 10/09/2015 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea e ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Evertonin. Portieri i parë i skuadrës, Thibaut Cortouis ka pësuar lëndim në stërvitje.

Portieri belg ka pësuar lëndim në gju dhe në orët e pasditës do ti nënshtrohet testeve mjekësore për të parë shkallën e lëndimit.

Cortouis pritet të mungoi në ndeshjen ndaj Evertonit ndërsa vendin e tij pritet ta zë portieri boshnjak, Asmir Begovic.