Kujdes nga ”trangujt vrasës”

E publikuar: 09/09/2015 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grumbull i trangujve ‘’vrasës’’ të rritur në Meksikë, lanë të vdekur në Amerikë një grua dhe 285 të tjerë të sëmurë, pas helmimit të shkaktuar.

Ndërsa zyrtarët e shëndetësisë meksikane vlerësuan se kastravecat janë përgjegjës për sëmundjet e qindra njerëzve këtë verë dhe për vdekjen e një gruaje 99-vjecare, transmeton Klan Kosova.

Një përqindje e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara nga trangujt vrasës janë nën moshën 18 vjeç.

Ndërsa sipas The telegraph, gjendja është alarmuese nga vdekja e zonjës dhe helmimi i një shifre të lartë të njerëzve nga këta tranguj vrasës, njofton Klan Kosova.

Mendohet se këta tranguj janë shpërndarë në 22 shtete amerikane.