Deborah Kane, 49-vjeçarja nga Mançesteri (Angli), vendosi të tregojë historinë e saj si mënyrë për të paralajmëruar njerëzit që mos të blerë syze të lira, sepse mund të ndikojnë negativisht në jetën e tyre.
Deborah u diagnostikua me kancer lëkure, pasi nuk e mbronte shumë lëkurën e saj.
“Vendimi për të blerë syze të lira më kushtoi sytë. Kështu që i paralajmëroj gratë e tjera për rrezikshmërinë e tyre”, thotë Deborah.Ajo beson se e mori kancerin e lëkurës në moshën 15-vjeçare ndërsa ishte me pushime.
Deborah kishte djegie të tmerrshme nga dielli dhe një pjesë e syrit ishte më e prekura, sepse syzet që mbante nuk kishin mbrojtjen e duhur ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV)/Shendeti.
Problemet serioze i filluan 24-vjeçare, pasi hoqi një pjesë të lëkurës në qafë, që i ishte prekur nga kanceri, shikimi filloi t’i turbullohej çdo ditë e më shumë. Pas ekzaminimeve të shumta, u diagnostikua me melanoma malinje në syrin e djathtë.
Mjekët i hoqën syrin e djathtë, sepse tumori mund t’i përhapej dhe në tru. Syzet, pavarësisht se i kishte përdorur rregullisht, nuk e kishin mbrojtur. Të gjithë mjekët okulistë këshillojnë që syzet të blihen me mbrojtjen e duhur, në të kundërt, pavarësisht se përdoren, ato janë thjesht të panevojshme.