Islanda, vendi i mrekullisë sportive të kontinentit

07.09.2015 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Islanda, vendi i mrekullisë sportive të kontinentit

E fundit që e pësoi ishte Holanda. Tulipanët morën dy shuplaka që mund t’u kushtojnë mungesën në Euro 2016. Bëhet fjalë për Islandën, jo vetëm atë të futbollit por edhe të koshit. Vendi i vogël ishullor në kufirin mes Europës, Amerikës së Veriut dhe arktikut, po regjistron arritje të pabesueshme sportive në arenën ndërkombëtare. Në basketboll, ashtu si në futboll, Islanda po rezulton një surprizë vërtet e ëmbël pasi ka arritur të kualifikohet në fazën finale të europianit në të dyja disiplinat, madje aktualisht po garon mes më të mirëve të kontinentit në Eurobasket 2015, një eveniment që po transmetohet në paketën SuperSport. Barazimi në shtëpi me Kazakistanin i siguroi biletën e futbollit drejt Francës, duke realizuar një mrekulli pasi vetëm disa vite më parë, vendi ishullor renditej sistematikisht mes vazove të fundit dhe të parafundit në hedhjen e shortit.

Në vitet 90 një studim doli në përfundimin se alkooli dhe duhani po vriste rininë e vendit në atë periudhë dhe që prej asaj kohe, qeveritë ndërtuan strategji për të dalë nga rrethi vicioz, duke e kthyer vëmendjen masivisht nga sporti. Në vitin 2002 në gjithë ishullin kishte vetëm një fushë futbolli të mbuluar por tashmë nga largësia e 13 viteve janë 11 të tilla përveç dhjetra fushave të tjera me bar sintetik. Investimet në infrastrukturë janë shoqëruar edhe nga ndryshime të mëdha në kërkesat ndaj trajnerëve që duhet të zotërojnë liçensën UEFA B.

Në vend punojnë 700 trajnerë me këtë liçensë, ndërsa 200 prej tyre kanë edhe liçensën e kategorisë UEFA A. Të gjithë janë futur në skemën shtetërore të pagesave, madje edhe ata që punojnë në qyteza me 500 banorë. Deri në vitin 2008 gjithçka po ecte në drejtimin e duhur, por me krizën financiare shumë vende në sport u shkurtuan. Ky ishte momenti kur islandezët nxorrën në pah krenarinë e tyre sepse ata nuk u dorëzuan duke e vazhduar punën që tashmë po jep frytet e veta. Një vend me 330 mijë banorë dhe një ishull gati gati të pabanueshëm për shkak të të ftohtit polar, islandezët kanë ditur të luftojnë në sfidat e jetës së përditshme, por këtë herë ata i kanë kaluar kufijtë e vendit të tyre. Islanda është bërë realiteti më i ri i sportit europian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit