Protesters demonstrate with a banner ‘Refugees welcome!’ in Dresden, eastern Germany, Saturday, Aug. 29, 2015. A refugee shelter was attacked by far-right protesters in Heidenau near Dresden over the last weekend. (AP Photo/Jens Meyer)
Sporti botëror sensibilizohet me vuajtjet që refugjatët sirianë po përballen për t’u zhvendosur në vendet perëndimore për t’u shpëtuar tmerreve të luftës civile që ka përfshirë vendin e tyre. Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se ka shkuar në 60 milionë numri i personave të detyruar për të braktisur shtëpitë e tyre në kërkim të një jetë më të mirë. Mijëra prej tyre nuk ia kanë dalë mbanë për shkak të pengesave që hasin por edhe incidenteve apo tragjedive detare. Një prej klubeve që është vënë në lëvizje për ta mbështetur kauzën e tyre është Roma që nëpërmjet projektit “Footbal Cares”, synon t’u vijë në ndihmë mijëra emigrantëve. Të tjera klube në Gjermani, Skoci e Spanjë kanë ndërmarrë inisiativa të ngjashme.
Bayerni dhe Reali do të dhurojnë nga 1 milionë Euro, ndërsa klubi i Romës do të përfshihet në një fushatë më të gjerë që parashikon mbledhjen e fondeve në institucionet e kryeqytetit italian me shpresën se do të tërheqë në këtë inisiativë edhe shumë klube të tjera të Serie A dhe B. Ndërkohë në Angli, shumë tifozë po përpiqen të ndjekin shembullin e gjermanëve, shumë prej të cilëve i pritën refugjatët sirianë me bandeola ku u uronin mrëseardhjen. Të parët në radhë qëndrojnë mbështetësit e Aston Villas dhe Swindon Town, ndërsa West Bromvich Albion ka aktivizuar llogarinë e Albion Foundation për të grumbulluar sa më shumë të holla që do të shkojnë për refugjatët në nevojë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Arsenali që deri tani ka grumbulluar rreth 500 mijë Euro me kontributin e futbollistëve dhe tifozëve.
Në Gjermani, përveç Bayernit në lojë është futur edhe Borussia Dortmund që ftoi 220 refugjatë për të ndjekur ndeshjen e parë të kampionatit në mënyrë që të jepte një mesazh sensibilizues për të gjithë botën. Një inisiativë e veçantë është ndërmnarrë edhe në Uells ku në kishën shumë pranë stadiumit të Cardiff u ndezën qirinj nga tifozët në kujtim të viktimave siriane. Në Skoci, kampionët e Celtic ka nisur punën për të grumbuluar sa më shumë të holla, duke theksuar se një nga objektivat e klubit 130 vjeçar është edhe mbështetja e vlerave humane. Ndërkohë, Liverpooli ka angazhuar në terren shumë tifozë për të siguruar ushqim dhe vëshëmbathje, ndërsa shumë klube të tjera në të gjithë Evropën po dhurojnë shuma të konsiderueshme në mënyrë që emigrantëve t’u sigurohet një trajtim sa më njerëzor. Futbolli po e fiton betejën e tij në kontinentin e vjetër duke i dhënë botës një mesazh të fortë solidariteti.