Përse shtetet e pasura arabe s’i duan refugjatët?

06.09.2015 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përse shtetet e pasura arabe s’i duan refugjatët?

Është vështirë të mos vihet re se gati të gjithë refugjatët sirianë ikin drejt Perëndimit, në vend se të kërkojnë strehim të sigurt në shtetet e pasura të Gjirit Arab.

Tani, përdoruesit e rrjeteve sociale në gjithë botën pyesin gjithnjë e më shumë se përse.

Në Twitter, hashtag-u në gjuhën arabe #Hosting_Syria’s_refugees_is_a_Gulf_duty (Mikpritja e refugjatëve sirianë është detyrë e Gjirit) është bërë forum për shprehjen e indinjatës që ndjejnë shumë arabë, derisa shohin shtetet evropiane, si Gjermania, duke pranuar mijëra refugjatë, ndërsa shtetet e Gjirit gati asnjë.

Një mesazh i ditëve të fundit ka treguar një fotografi të një refugjati të mbytur, me komentin: “është e turpshme që ata duhet të bredhin mbi gjithë tokën e Zotit dhe të mbyten në det, derisa ne supozohet se duhet të jemi më afër tyre sesa Perëndimi”.

Një tjetër hashtag në arabisht #People_demand_admission_of_refugees (Njerëzit kërkojnë pranimin e refugjatëve) bën thirrje për një fushatë të vazhdueshme për mirëpritjen e refugjatëve në shtetet e Gjirit.

Në Evropë, po ashtu, përdoruesit e internetit thërrasin vendet e Gjirit.

“Përse jemi larguar nga rajoni i vëllezërve tanë myslimanë, i cili duhet të marrë më shumë përgjegjësi për ne, sesa një vend që ata e përshkruajnë si të pafe” – ka qenë mesazhi i komunitetit të sirianëve në Danimarkë, i postuar në Facebook.

Pjesa më e madhe e rreth katër milionë njerëzve që i kanë ikur konfliktit në Siri, kanë shkuar në Turqi, Jordani dhe Liban, ku jetojnë në kampe refugjatësh. Mijëra kanë bërë përpjekje të arrijnë në Evropë, sidomos këtë vit, pasi lufta katërvjeçare në Siri nuk tregon shenja të përfundimit. Në Evropë, ata i josh mundësia e aplikimit për azil ose status të refugjatit dhe, nëse pranohen, të gjejnë punë dhe të nisin rindërtimin e jetës.

Edhe pse në mediat sociale kërkohet që shtetet e Gjirit Arab të ofrojnë të njëjtën gjë, situata ka pak gjasa të ndryshojë. Arsye është mosdashja e tyre për t’iu garantuar status refugjati jo vetëm sirianëve, por askujt.

“Ka disa sirianë që kanë gjetur strehim në Gjirin (Persik), sidomos në Katar, por të gjithë ata kanë një lloj të vizave të përkohshme. Vendet e Gjirit (Persik) nuk janë nënshkruese të konventave ndërkombëtare për të drejtat e refugjatëve, të cilat vendet perëndimore dhe, në fakt, shumica e vendeve të botës i kanë nënshkruar”, thotë Jane Kinninmont, zëvendësshefe e programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Institutin Chatham në Londër.

Kinninmont thotë se pozicioni i tyre duket se është motivuar nga prania e shumë punëtorëve migrantë në shtetet e Gjirit, përfshirë shumë nga vendet si Pakistani, ku ka trazira politike dhe represion.

“Shqetësim i tyre është se nëse ato nisin të njohin azilin politik, një gjë e tillë mund t’iu hapë dyert punëtorëve të përkohshëm që të qëndrojnë atje përgjithmonë”, thotë Kinninmont, transmeton rel.

Numri i punëtorëve migrantë tejkalon popullsinë vendase në çdo vend të Gjirit, përveç në Arabinë Saudite dhe Oman. Në të gjitha shtetet e Gjirit, pjesa më e madhe e fuqisë punëtore është e huaj, nisur nga 88.5 përqind në Oman deri në 99.5 përqind në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit