Maqedoni, pedagogët: Tekstet fyese irritojnë shqiptarët

04.09.2015 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Maqedoni, pedagogët: Tekstet fyese irritojnë shqiptarët

Nxënësit shqiptarë nga Maqedonia edhe gjatë vitit shkollor 2015-2016 do të mësojnë nga librat e autorëve maqedonas, ku nuk mungojnë përmbajtjet fyese e përbuzëse për popullin e tyre shqiptar.

Kështu, për shembull, në librin e gjeografisë për vitin e parë të shkollave të mesme, shkruhet se shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga Shqipëria veriore dhe e mesme, ndërsa ata që e llogarisin veten si autoktonë janë maqedonas të cilët gjatë Perandorisë Osmane kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar.

Profesori i gjeografisë, Burim Aliu thotë për mediat se këto përmbajtje janë fyese dhe irritojnë shqiptarët. Aliu pohon se atij dhe kolegëve të tij nuk u mbetet gjë tjetër përpos t’i anashkalojnë këto pjesë ofenduese gjatë orëve të mësimit.

Duket se teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë nuk u mjaftojnë këto përmbajtje fyese, por ato përmbajnë edhe gabime gjuhësore.

Edhe Samet Jahiji, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, dega Kumanovë, thotë për mediat se librat kanë gabime skandaloze, duke filluar nga përkthimi e deri tek përmbajtjet fyese dhe të shtrembëruara.

Dhe nga viti në vit, sa herë që vjen shtatori, mes shqiptarëve të Maqedonisë rihapet tema për përmbajtjet dhe gabimet skandaloze të librave shkollorë, nga të cilët mësojnë nxënësit shqiptarë.

Gjatë këtij debati, ku nuk mungon as zëri i ministrit shqiptar të Arsimit, Abdylaqim Ademi, thuajse të gjithë përsërisin atë që kanë thënë vite me parë: arsimtarët numërojnë gabimet dhe pjesët ofenduese; ndërsa ministri Ademi premton se problemi do zgjidhet, por pa treguar se kur dhe se si.

/ Top Channel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare