Rrugët e komunikimit online janë shtuar aq shumë saqë të gjithë mund të ngatërrohemi e ndonjëherë mund edhe të na ndodhë që tekste apo foto jo fort të kendshme t’i dërgojmë në adresë të gabuar.
Por për një 23-vjeçar amerikan nga Çikago, ky gabim njerëzor i kushtoi vendin e punës.
Michael Ruth aplikoi për një vend pune në një kompani në qytetin e tij të lindjes. Ai u intervistua nga një grua që ishte shefe e burimeve njerëzore të kompanisë. Për të ruajtur kontaktet ata shkëmbyen numrat e telefonit.
Brenda tri ditëve, Michael i dërgoi dy foto intime të vetes shefes së ardhshme të tij. Kjo e fundit bëri denoncimin në polici. Para policisë, 23-vjeçari pranoi se i kishte dërguar dy foto lakuriq shefes së burimeve njerëzore të kompanisë ku kishte aplikuar për punë, por tha se dërgimi kishte ndodhur aksidentalisht dhe se fotot ishin për tjetërkënd.
Kompania vetë nuk ka komentuar rastin në fjalë, ndërsa vetë Michael thotë se “nga ajo që ka kuptuar deri më tani, kompania ka tërhequr ofertën për ta punësuar”./tch/