Lorik Cana kthehet në Ligue 1. Sipas mediave franceze, mbrojtësi kuqezi gjeti marrëveshjen për transferimin te Nantes. “Sports.fr” theksonte se 32-vjeçari mbylli gjithçka përsa i takon kalimit te skuadra e re dhe sipas akordit do të mbrojë ngjyrat verdhejeshile për dy sezonet e ardhshme.
Gjatë mesdisditës së të hënës, kapiteni i Kombëtares udhëtoi me urgjencë drejt Francës. Marrëveshja cilësohej praktikisht e mbyllur, ndërsa pengesa e fundit ishte Lazio. Edhe pse i prishën kontratën më 1 korrik, pasi Cana nuk ishte në planet e teknikut Pioli, klubi italian krijoi jo pak probleme, duke rrezikuar transferimin e futbollistit. Nxitimi i kuqeziut dhe klubit të Nantes për të mbyllur marrëveshjen erdhën prej kohës së pakët në dispozicion, përpara mbylljes së merkatos.Palët kanë përcaktuar gjithçka përsa i takon kontratës dhe firma është çështje orësh. Shqiptari vlerësohet si një goditje mjaft e rëndësishme në merkato, ku do të zëvendësojë mbrojtësin Papy Djilobodji, të transferuar te Chelsea në Angli.
Lorik Cana kthehet në Ligue 1 franceze pas 6 sezoneve. Një kampionat që e njeh mjaft mirë, prej aktivizimit me Paris Saint Germain dhe Marseillë, përpara se të largohej drejt Sunderlandit në vitin 2009. Te Nantes kapiteni kuqezi do ti bashkohet një tjetër lojtari të Kombëtares, mesfushorit Ermir Lenjani.