Thumbueset e estradës, Aulona dhe Fatma kanë pikasur dasmën e Sinan Hoxhës për të parodizuar sërish.
Aulona duket se e ka përballuar ‘rëndë’ mungesën e ftesës për të qenë e pranishme në ceremoninë e mbrëmshme. Në një video të postuar në Instagram, Aulona shihet me kabllon e dëgjuesve të mbështjellur në qafë gjoja se është varur teksa pranë i qëndron Fatma.
Kjo e fundit e ‘ngushëllon’ mikeshën duke i thënë se Veseli do bëjë dasëm së shpejti të cilën do e hapin vetë të dyja.
Ndryshe, dyshja shpeshherë ka objekt diskutimi ngjarje të ndryshme të cilave u japin trajtë komike. Pak kohë më parë, përmes mënyrës së tyre parodizuan me tekstet e këngëve dhe përdorimin e tepruar të fotoshopit në fotot e postuara në rrjete sociale. /Prive/