Vjollca Haxhiu, është emër i njohur i skenës sonë artistike, shkruan Kosovarja. Ajo, në vitet e fundit veçohet me bashkëpunime, duete me këngëtarët më të njohur të estradës, siç janë: Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Meda, Sinan Hoxha, GoldenAg, Tunën etj.
Këngët në duet me këta këngëtarë shpejt janë bërë hite dhe të pëlqyera gjithandej. Kujtojmë këngët : “Ilaçi im”, “Princesha”, “Jemi kombinim”, “Nanush” e të tjera, të cilat padyshim edhe u bënë hite të kësaj vere dhe refrene dite.
Kjo foto tek shihet Vjollca me Getoar Selimin, a mos tregon e paralajmëron ndonjë projekt të ri në mes tyre. /Kosovarja/