Bernard Berisha ka luajtur i sëmurë në ndeshjen e kthimit në “play-off” të Ligës së Kampionëve ndaj Dinamos së Zagrebit.
Kjo është prapaskena që “Panorama Sport” ka zbuluar, ndërsa forma e tij e dobët në fushë ka qenë e dukshme.
Këtë gjë e ka pranuar dhe vetë futbollisti, ndonëse së bashku me pjesën tjetër të ekipit ka arritur që ta kalojë këtë fazë.
“Nuk isha mirë, sepse kam pasur një virozë dhe një temperaturë 40 gradë. S’kisha t’i lija shokët në baltë, edhe sepse nuk doja ta humbisja këtë takim në Zagreb.
Në nxehmje para ndeshjes kam vjellur dy herë. Dhe ndoshta ajo më lehtësoi disi”, ka thënë Berisha.
Kësisoj lojtari ka luajtur i sëmurë, përtej dëmtimit që ka pasur, ndërsa është rekuperuar me vështirësi për ndeshjen e kthimit në “play-off” të Ligës së Kampioneve ndaj Dinamos së Zagrebit, përcjell Superliga Shqiptare.