Usain Bolt i papërmbajtshëm në Botërorin e Kinës, triumfon edhe në 200 metra

E publikuar: 27/08/2015 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi arriti të dilte i pari me vështirësi në garën e 100 metrave, xhamajkani Usain Bolt i ka lënë të gjithë pas, duke e thyer lehtësisht rivalin amerikan, Justin Gatlin, në finalen e 200 metrave të zhvilluar në stadiumin Kombëtar të Pekinit.

Xhamajkani e nisi nën ritëm, por në metrat e fundit ai tregoi edhe një herë që është njeriu më i shpejtë në botë.

Usain Bolt arriti në finish me kohën 19 sekonda e 55 të qindtat, duke siguruar medaljen e 10 në botëror. Ndërsa kjo ishte medalja e katërt për Bolt në disiplinën e 200 metrave pas Berlinit, Daegusë dhe Moskës.

Në fundin e garës, Bolt po përshëndeste tifozët, është goditur nga një kameraman, i cili humbi ekuilibrin duke ndjekur atletin, për fat të mirë nuk pati asnjë dëmtim për të dy.

Finalja e 400 metrave për femra u fitua nga amerikania Allyson Felix.

/ Top Channel