Një femër 22 vjecare dhe gjyshja e saj janë duke luftuar kancerin e gjirit së bashku.
Që të dyja u diagnostifikuan me këtë sëmundje një javë pas njëra-tjetrës.
Madison Joyce, punëtor i shëndetit mendor, kishte zbuluar se ajo vuante nga kancei i gjirit kur ajo kishte vërejtur një gjëndërr në gjoksin e saj në fillim të kësaj vere.
Zbulimi i saj u vërejt vetëm disa ditë pasi gjyshja e saj Maureen Stanëay 73 vjecare u diagnostifikua me të njejtën fillesë të kancerit, shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova.
Kështu që të dyja mbesë e gjyshe, tani do të përballen me një luftë të ashpër për të mundur sëmundjen.
Zonjusha Joyce nga Bucknall në Staffordshire, është ka vetëm një pjesë të vogël të gjoksit me kancer, përkrah moshës që ajo ka.
Përderisa shifrat tregojnë se çdo vit vetëm 220 gra nën moshën 30 vjecare janë diagnostifikuar me këtë sëmundje.
22 vjecarja është detyruar për të marr vendimin pikëllues për të iu nënshtruar terapisë mastektomi, duke iu bërë me dije që ajo mund të përballet me këtë trajnim afër 3 vite.
Joyce, tashmë ka humbur të gjithë flokët e saj pasi kaloi orë të pafundta në spital për marrjen e kimioterapive intensive, përcjellë Klan Kosova.
Duke folur për Mail Online ajo rrëfeu momentin kur kishte kuptuar për herë të parë se ngase vuante ajo
‘’Unë jam vetëm një 22 vjecare dhe normal kur kuptova se vuaj nga sëmundja e kancerit, unë mbeta duke u menduar.. Pse mua?, I thash vetës sime’’, tregoi Joyce përcjellë Klan Kosova.
‘’Askush nuk e priste këtë nga familja ime, madje as të tjerët kur të dëgjojnë ndoshta nuk do të besojnë sepse jam shumë e re’’..
Pasi u njoftua se vuan nga kanceri, zonjusha Joyce kuptoi që do të përballet me kujdes intensive nga 12 muaj me ineksione me drogë Herceptin.
Herceptin, ndalon kthimin e kancerit, mund të shkaktojë lodhje ekstreme për deri në 12 muaj pas trajtimit përfundon 22 vjecarja duke përshëndetur gjyshen e saj e cila edhe ajo gjendet në të njejtën gjendje sikurse mbesa e saj, përcjellë Klan Kosova.