Një studim i fundit lëshon alarmin për meshkujt. Ata që kanë më shumë se një grua kanë më shumë probabilitet të preken nga sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi mbi efektet që ka tek shëndeti poligamia (martesa me më shumë se 1 partner ose martesa të shumta), rezulton se meshkujt që kanë patur mbi 4 gra rrezikojnë 5 herë më shumë të preken nga sëmundjet e zemrës.
Studime të mëprashme kanë dalë në përfundimin se personat e martuar kanë më pak stres, janë fizikisht më aktivë dhe jetojnë më gjatë. Por deri më tani janë realizuar fare pak studime në lidhje me ndikimin që ka poligamia në shëndetin e një mashkulli, e lejuar nga feja Islame apo nga Kisha Mormone.
Studimi, i prezantuar në “Asian Pacific Society of Cardiology Congress 2015″, ekzaminoi marrëdhënien mes pranisë dhe egërsisë së sëmundjeve koronare në bazë të numrit të grave. Shkencëtarët vunë re se rreth dy e treta e meshkujve që kanë më shumë se një grua kishin më shumë probabilitet për t’u plakur më shpejt dhe kishin histori të prekjes nga sëmundjet koronare të arteries së zemrës.