Ahmet Halimi nga Kryqi i Kuq në Preshevë ka njoftuar sot se nëpër Qendrën komunale për pranim të imigrantëve, në 24 orët e fundit, kanë kaluar më se 8 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Mëtutje, ai i ka thënë agjencisë Beta se pasi regjistrohen dhe marrin pako me ushqim dhe ujë, ata nuk mbesin në këtë qendër por e vazhdojnë rrugën kah Beogradi me trena dhe autobusë.
“Mund të thuhet se dita e djeshme ishte rekorde sa i përketë numrit të refugjatëve, që kanë ardhur në Qendrën e pranimit në Preshevë, ata janë me mijëra dhe askush nuk ka mbetur pa ndihmë, të gjithë kanë marrë ndihma ushqimore dhe higjienike, por rezervat tona janë kah fundi”, tha Ahmet Halimi.
Për shkak të numrit të madh të imigrantëve që arrrijnë nga Maqedonia në Serbi, në komunën e Preshevës është formuar edhe qendër tjetër pranuese me tenda, afër fshatit Muratoc, ku janë vendosur më se 1 mijë vetë.