Përqafimi dhe gudulisja pas seksit, rrisin kënaqësinë tuaj

E publikuar: 24/08/2015 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjumë, ushqim, apo pak televizor,pas një raporti seksual, mund të sjellë keqkuptime dhe “të lëndojë” erotizmin.

Studiuesit kanë zbuluar se përqafimi dhe gudulisja pas seksit është shumë e rëndësishme dhe ka një ndikim të madh në kënaqësinë e përgjithshme në marrëdhëniet tona.

“Kur bëhet fjalë për seksin, njerëzit përqëndrohen vetëm në orgazmë, dhe shpesh lënë pas dore seksin e përfshirë me emocione, gjë që lidh çiftin”, shpjegojnë studiuesit e Univerzitetit të Torontos

Bazuar në këtë hulumtim:
1. Qëndroni në shtrat për 15 minuta. Në vend se të shkojnë në dush pas seksit ose të vazhdojnë të ruajnë shtëpinë, të qëndrojnë të përkëdhelur vetëm 15 minuta dhe ju do të jeni shumë më të kënaqur me jetën tuaj seksuale.

2. Shprehni ndjenjat tuaja. Ju nuk keni nevojë të thoni se vdisni nga dashuria për njëri-tjetrin, por pas seksit flisni për ndjenjat tuaja dhe tregoni partnerit tuaj se ju e doni atë.

3. Rrini afër. Jo vetëm emocionalisht, por fizikisht fjalë për fjalë. Preki duart, luani me flokët e saj, prekeni atë në anën e pasme…Ju nuk do të besoni se sa ju do të jeni të lumtur./k/