Një Kukës brazilian që fiton pastër 2-0 me Bylisin dhe që kënaq edhe tifozët në “Zeqir Ymeri”, falë magjisë së futbollistëve latinoamerikanë. Lima në pjesën e parë dhe Flores në kohën shtresë i mjaftuan formacionit verilindore për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin, duke shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme ndaj një kundërshtari që eksperiencën në superiore nuk e ka të largët.
Kukësi i shtyrë edhe nga publiku vendas shfaqet dominues në lojë që në minutat e para. Një kombinim i bukur mes Limës dhe Flores kirjoi rastin e parë të rrezikshëm në portën e Bylisit, me topin që përfundoi ngjitur me shtyllën pas goditjes së brazilianit të mesfushës. Vetëm pak sekonda më pas Karioka fut një top në zonë që kalon paralel me vijën fatale, por aty nuk ndodhet asnjë lojtar i Kukësit për ta dërguar topin në rrjetë. Tentativa e Flores një minutë më pas devijohet në këndore nga Mushica, ndërsa në të 37-ën, Malota ishte i pafat, teksa topi i goditur prej tij me kokë, u ndal nga shtylla. Momenti i parë i vështirë në portë e Kukësit ishte ai i minutës së 42, kur topi i hedhur nga e majta nga Peposhi u kontrollua nga Koci. Atëherë kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, Erik Flores me një veprim të zgjuar fton në aksion nga e majta Micin, krosimi i të cilit Limën, që nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.
Pjesa dytë nisi me ritëm të ulët, ndonëse skuadra ballshiote u mundua të organizonte manovrën sulmuese në gjysmëfushën e e saj. Të të 61-ën, Papa pasi shmang Shametin goditi fort në hyrje të zonës, por priti në pozicion Koci. Në të 74, pas një kombinimi të bukur të Bylisit, Pepa në momentin e fundit u ndal nga portieri vendas.
Pas minutës së 80 falë edhe ndërrimeve të kryera nënkampionët e Shqipërisë morën frenat e lojës derisa në minutën e dytë shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë shënuan golin e dytë me Erik Flores, që ishte pa dyshim një nga lojtarët më të mirë në fushë. Përfundimisht 2-0 në “Zeqir Ymeri”, një rezultat që përligj atë që të dyja skuadrat shfaqën në fushën e blertë.