Ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani pranon se 50% e bizneseve veprojnë pa paguar taksa dhe pa u regjistruar.
Madje, shpjegon se kjo i bie tepër më pak të ardhura në buxhet të shtetit dhe pengohet zhvillimi ekonomik i vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Por, Cani thotë se nga 1 shtatori do o shpallin luftë ekonomisë jo formale.
“Ne shpallëm 1 shtatorin si ditën kur ka filluar në mënyrën e vet më komplekse. Deri tani janë kontaktuar 45 mijë biznese, në dijeninë tuaj janë 100 mijë bizneset aktive; 1/3 e biznesit është e pafiskalizuar; informalitetin ne e çmojmë që është në nivelin e 50 %. Pra duket që kjo shifër pothuajse po qëndron statike. Ne do të kërkojmë zbatimin e ligjit; nëse ligji thotë se nëse për herë të parë konstatohesh se je pa kupon do të gjobitesh me 50 mijë lekë; herën e dytë shtohet elementi i konfiskimit; herën e tretë kemi ndjekje penale”, tha ministri Can i ndërsa shpjegoji se si do të veprojë operacioni i nisur nga Qeveria.
Ministri tha se fushata kundër informalitetit në dukje është e ngjashme më atë të energjisë, por ka veçoritë e veta. Ky aksion do të përfshijë të gjitha bizneset të mëdhenj e të vegjël por edhe profesionet e lira.
Qeveria pret që nga kjo fushatë kundër informalitetit të rris të ardhurat në shtet me një vlerë prej 330 milionë dollarësh; ose 44 miliardë lekë; para të cilat, siç tha Cani, do të ndihmojnë në rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe në uljen e borxhit publik. Mes të tjerash ministri i Financave garantoi se në vitin 2016 nuk do të ketë rritje taksash.
“Kjo fushatë, nuk është ndonjë sekret që natyrshëm do të synojë edhe rritjen e të ardhurave, ka dhe përllogaritje se sa do jetë;pra kemi një shifër të përafërt se sa gjykohet që do të jetë kjo e ardhur; 330 milionë dollarë ose afërsisht 40 miliardë lekë. Me rritjen e të ardhurave ne synojmë që do të na ndihmojë në disa drejtime; qëllimi final është ulja e nivelit të taksave; ulja e nivelit të borxhit publik; dhe investime sidomos të aspektit të shëndetësisë dhe të arsimit etj, por kjo do të krijojë mundësi edhe për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Për 2016-ën me siguri matematikore përveç ndonjë rregullimi të vogël që është i pallogaritshëm, pra përgjigja ime është; asnjë rritje taksash”, garantoi ministri për vitin 2016./KP