Dallimi i xhelozisë te femrat dhe meshkujt

E publikuar: 22/08/2015 03:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka shumë dëshmi që tregojnë se meshkujt janë po aq xheloz sa femrat, por që ata e përjetojnë dhe e shprehin ndryshe. Shumë femra kanë tendencë ta përjetojnë intenzivisht xhelozinë dhe mund të bëhën të paafta dhe po thuajse të paralizuara nga frika, depresioni dhe vetë-urrejtja.

Meshkujt nga ana tjetër nukmund ta përjetojnë xhelozinë aty për aty, ata e shprehin atë me anë të inatit, kërcënimeve dhe dhunës. Femrat tentojnë ta përvetësojnë xhelozinë si frikë dhë dëshpërim, ndërsa meshujt kanë më shumë gjasa ta projektojnë atë si zemërim ndaj partnerit që ata e gjykojnë si rival. Këto janë supozime të përgjithësime të gjëra dhe me siguri nuk jan të vërteta për të gjithë njerëzit, por kjo mund të manifestohet shpesh te të dy gjinitë.

Charles Darwin theksoi se xhelozia e mashkullit ka tendencë të fokusohet në marrëdhëniet seksuale që partnerja e tij mund të ketë me njdonjë mashkull tjetër, ndërsa xhelozia e femrava ka të bëjë me zhvillimin potencial të marrëdhënieve intime apo të kryer me një grua tjetër. Ai ka hipotetuar se ka një qëllim evolucionar për këto manifestime specifike gjinore të xhelozisë.

Socio-biologët modern kanë përpunuar teorinë e Darvinit. Ata besojnë se mashkulli është më i shqetësuar në lidhje me seksin sepse nëse partnerja e tij ka marrëdhënie seksuale me një mashkull tjetër, ajo mund të mbetet shtatzënë dhe ai do të duhetë kujdeset dhe të rritë fëmijët.

Në anën tjetër, femra është më xheloze për mashkullin e saj nëse ai do të këtë një lidhje të përkushtuar, sepse ajo ka frikë se ai do të investojë kohën, energjinë e tij në femër tjetër dhe ajo do të anashkalohet.

Edhe xhelozia e femrave dhe meshkujve ka të njëjtin qëllim, të mbrojë lidhjen në mënyrë që çifti të krijojnë shanset për të pasur fëmijë dhe të jenë sa më gjatë së bashku për të rritur fëmijët e tyre. Ndryshimi qëndron se për meshkujt, ky qëllim arrihet duke siguruar atësinë e fëmijëve të tij dhe duke bërë të vlefshëm investim e tij në riprodhimin e gjeneve. Për femrën, ky qëllim plotësohet duke siguruar se mashkulli i saj nuk investon nga burimet e tij në një femër tjetër, që do të krijonte pamjaftueshmëri për çiftin dhe fëmijët.
/kosovarja/