Ushtria serbe dhe ruse stërviten së bashku, bezdiset BE-ja

19.08.2015 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ushtria serbe dhe ruse stërviten së bashku, bezdiset BE-ja

Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Komisionit Europian, tha se “nën rrethanat aktuale”, një ushtrim i përbashkët ushtarak Serbi­-Rusi do të dërgonte “një sinjal të gabuar”, raportoi agjencia e lajmeve me bazë të Beograd, Beta.
“Ne presim që Serbia të veprojë sipas detyrimeve të procesit të pranimit në BE,” shtoi Kocijançiç.

Në përgjigje, Ministria Serbe e Mbrojtjes tha se është përpjekur të drejtojë një politikë të balancuar të bashkëpunimit ndërkombëtar në akord me neutralitetin ushtarak të Serbisë dhe interesave kombëtare.

“Kur vjen puna te aktivitetet me Forcat e Armatosura Ruse, ministria e Mbrojtjes i kushton vëmendje të barabartë si të gjithë partnerëve kyç”, tha një deklaratë.

Sipas raportimeve të medias serbe, njësitë ushtarake ruse, bjelloruse dhe serbe do të organizojnë një ushtrim të përbashkët ushtarak në shtator të emëruar “vëllazëria sllave” në territorin rus.

Ushtrimet e përbashkëta ushtarake u diskutuan gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes serb dhe rus, Bratislav Gasiç dhe Sergei Shoigu më 15 gusht në Moskë. Shoigu raportohet se ka ftuar forcat speciale të ushtrisë serbe të marrin pjesë në një stërvitje ushtarake me forcat ruse në vitin e ardhshëm. Ushtria serbe gjithashtu ka planifikuar disa stërvitje ushtarake me ushtritë anëtare të NATO­s këtë vit.

Aleksandar Radiç, një ekspert ushtarak në Beograd, tha se qeveria serbe do të përballet me një sfidë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Rusinë dhe Perëndimin njëkohësisht kur marrëdhëniet e tyre janë trazuar prej konfliktit në Ukrainë.

Radiç tha për BIRN se Serbia duhet të vendosë për prioritetin më të madh – kryerjen e stërvitjeve ushtarake me Rusinë apo vazhdimi i integrimit të qetë europian. Eksperti u shpreh se stërvitjet me Rusinë mund të japin një mesazh politik dhe se Serbia duhet të harmonizojë politikën e jashtme me BE-­në. Zoran Dragisiç, një profesor në Fakultetin e Studimeve të Sigurisë në Beograd, ra dakord se Serbia duhet të harmonizojë politikën me BE­-në nëse do të bëhet shtet anëtar. “Flirtimi me Rusinë është një halë në sytë e Europës dhe kjo mund të ndikojë në pozicionin e Serbisë negativisht,” tha Dragisiç. Marrëdhëniet me Rusinë janë një çështje e ndjeshme në procesin e pranimit në BE sepse Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE­-së kundër Moskës për Ukrainën.

Qeveria serbe e ka theksuar shpesh se integrimi në BE është prioritet, por edhe që dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me Rusinë, aleatin tradicional të Serbisë. Serbia ka shpallur neutralitetin ushtarak në dhjetor 2007, por ajo është një anëtare e programit të Partneritetit të Paqes së NATO­s. Zyrtarët serbë duan të ruajnë marrëdhënie të mira me partnerët perëndimorë gjithashtu. Bratislav Gasiç, Ministër i mbrojtjes, më 17 gusht vlerësoi në një takim me ambasadorin amerikan bashkëpunimin ushtarak me SHBA­në. Gasiç tha se Plani Ushtarak i Bashkëpunimit Bilateral për 2016 parashikonte 127 aktivitete të përbashkëta, përveç edukimit të anëtarëve të ushtrisë serbe në SHBA.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit