Administrata për Ushqim dhe Ilaçe e Shteteve të Bashkuara (FDA) miraton pilulën e parë që ka për qëllim rritjen e dëshirës seksuale te femrat e pagëzuar si “Viagra për femra”
Pipula e prodhuar nga Sprout Pharmaceuticals ka kaluar testin e parë në komisionin këshillimor të Administratës për Ushqim dhe Ilaçe të Shteteve të Bashkuara informon BBC
Por, miratimi i kësaj pilule për përdorim ditor, që quhet Addyi, është bërë edhe me vërejtje.
Femrat që e përdorin këtë ilaç duhet ta marrin atë për disa javë, në mënyrë që t’i shohin përfitimet eventuale, por edhe efektet e mundshme negative dytësore.