Telefoni inteligjent Oukitel U6 ka një ekran 5 inç në anën ballore dhe një ekran 4.7 inç me letër elektronike në anën e pasme, me densitet 235 pikselë për inç. Ai është i ngjashëm me telefonin YotaPhone 2 sa i përket dizajnit. Telefoni operon me sistemin Android 5.1 Lollipop.
Oukitel U6 fuqizohet nga procesori Mediatek MT6735M me arkitekturën 64-bit dhe katër bërthama, së bashku me kartën grafike Mali-720GPU. Telefoni ka gjithashtu 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, kamerë të pasme 13 megapikselë dhe kamerë për selfie 5 megapikselë.
Kompania kineze konfirmoi për Neowin se telefoni mund të porositet në të gjithë botën për 240 dollarë.