Sindikata e Pavarur e RTK-së e shqetësuar me konkursin e ri

17.08.2015 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sindikata e Pavarur e RTK-së e shqetësuar me konkursin e ri

Sindikata e Pavarur e RTK-së përmes një komunikate ka reaguar ashpër ndaj konkursit të shpallur nga menaxhmenti i RTK-së për 22 vende të reja pune. http://www.rtklive.com/new/rtk/?cid=1,2&p=konkurs

Sipas kësaj Sindikate, hyrja në obligime të reja financiare në kohën kur RTK përballet me problemet më banale si me mospagesë të faturave të ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, mosregjistrimit të veturave e të tjera është treguesi më i mirë se deri ku mund të arrijë papërgjegjshmëria e këtij menaxhmenti të RTK-së.

“Ky veprim tregon edhe njëherë mospërfilljen e menaxhmentit të RTK-së ndaj rekomandimeve të auditorit të jashtëm, rreth punësimeve në RTK dhe mënyrës së menaxhimit me buxhetin. Gjithashtu kritika të mëdha rreth punësimeve të pakontrolluara dhe pa mbulesë financiare kanë ardhur edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët nuk e votuan raportin vjetor të punës të RTK-së për vitin 2014”, thuhet në reagimin e SPRTK-së.

SPRTK thotë të jetë e shqetësuar që nga kjo situatë e rëndë financiare do të pësojnë punëtorët e RTK-së dhe familjarët e tyre, shumica e të cilëve pagën në RTK e kanë të vetmin burim financiar.

“Sindikata i drejtohet Bordit të RTK-së me kërkesën që të ndalojë procedimin e metutjeshëm të këtij konkursi dhe stopimin e çdo veprimi që do të krijonte detyrime të reja buxhetore, në të kundërtën sindikata do të ftojë punëtorët për ta kundërshtuar një veprim të tillë duke mos e përjashtuar opsionin e protestës”, thuhet aty.

Gjendja financiare me të cilën përballet RTK, sipas Sindikatës, për shkak të keqmenaxhimit, përfshirë borxhin e jashtëm të saj në vlerë prej rreth 4.3 milionë eurove, tanimë të publikuar nga auditori i jashtëm, kërkon një plan të menjëhershëm kursimi me qëllim të rimkëmbjes së institucionit, e jo veprime që rëndojnë edhe më tepër këtë gjendje.

“RTK ka resurse të mjaftueshme profesionale për të prodhuar programe cilësore. Sindikata kërkon që ky potencial i brendshëm të shfrytëzohet dhe të vihet në shërbim të profesionalizmit,e që çuditërisht kjo po pengohet nga menaxhmenti i RTK-së”, thuhet në reagimin e SPRTK-së, të nënshkruar nga kryetari Fadil Hoxha.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare