Jeni pa gjumë? Ja 5 këshilla për të përballuar ditën

E publikuar: 17/08/2015 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

agjumësia është një fenomen jo i rralle, veçanërisht në këto ditë të nxehta, kur të flesh gjumë mirë është thuajse një sipërmarrje.

Por ja ku na vjen në ndihmë një shkrim për këtë problem i marrë nga revista amerikane New York Magazine’s Science of Us.

Në radhë të para, pas një nate pa gjumë, asnjëherë mos e shtyni momentin kur duhet të zgjoheni. Kur bie zilja, duhet doemos të zgjoheni.
Asnjëherë mos shmangni ngrënien në mëngjes. Kjo është e vlefshme për çdo dite, por veçanërisht kur nuk keni fjetur, pasi ne këtë rast, me shume se çdoherë tjetër, truri ka nevoje për proteina dhe sheqerna.
Mos e ekzagjeroni me kafenë. Mjafton një filxhan
Mos vini syze dielli.
Mos merrni përsipër te kryeni ne mëngjes punët me te rëndësishme te ditës.