Si të ushqeheni shëndetshëm me këto 5 këshilla të thjeshta

E publikuar: 15/08/2015 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë është gabim të mendojmë se të ushqyerit e shëndetshëm kërkon punë të mundimshme, matje dhe shumë para.

Të hani më mirë dhe shëndetshëm çdo ditë, përfshin disa vendime të zakonshme të cilat do i gjeni se janë vetëm disa hapa të thjeshtë që mund t`u përmbaheni.

Zëvendësoni lëngun e frutave dhe sodën me lëng limoni
Nëse dëshironi të shtoni shije në ujin tuaj, këtë mund ta bëni me limon. Limoni është i pasur me potasium dhe vitaminë C. Kur metabolihoen, ato ndihmojnë shumë në humbjen e peshës dhe largimin e toksinave.

Hani më shumë perime të gjelbëra
Zakonisht së pari mendojmë për ushqimet që do i largojmë nga dieta jonë, në vend të kësaj fokusohuni në ushqimet e shëndetshme dhe të dobishme. Të hani perime me gjethe të errëta dhe të gjelbra është një mënyrë e shkëlqyer e të ushqyerit shëndetshëm. Lakra jeshile është shembulli i perimeve që janë të pasura me hekur, antioksidantë dhe fibra, andaj konsumojeni më shpesh.

Shmanguni nga ushqimet e procesuara
Shmangia nga ushqimet e procesuara është e domosdoshme, përfshirë ushqime të konzervuara, të shpejta dhe disa ushqime të ngrira.

Ky lloj i ushqimit është i lartë në sheqer, kripë dhe preservativë, gjatë procesit të konzervimit i shtohen edhe yndyrëra të ngopura me qëllim të rritjes së jetëgjatësisë dhe shijes. Një dietë e pasur me ushqime të procesuara mund të shkaktojë diabet, sëmundje të zemrës dhe probleme të sheqerit në gjak.

Gatuaj me vaj kokosi
Vaji i kokosit mund të jetë i lartë me yndyrëra të ngopura mirëpo është lloji i yndyrërave të ngopura që nuk reagon njëjtë si ato që ndodhen në prodhimet nga kafshët. Edhepse vaji i ullirit është i mirë, nuk duhet të përdoret në gatimet me temperaturë të lartë, pasiqë vaji fillon të tymosë dhe liron karcinogjenë në ajër duke krijuar radikale të lira brenda vajit.

Hani proteina të pastra
Zgjedhni mishin me proteina të pastra, sikurse mishi i pulës, në vend se mishi i lopës dhe deles që përmban yndyrëra të ngopura që janë të dëmshme.

Bëjeni peshkun pjesë të rregullt të dietës suaj, sardinet dhe salmoni janë të shëndetshme dhe të pasura me materie ushqyese.