Edhe pse duhet thënë se videot porno kanë një efekt pozitiv për libidonë dhe për disa përmirëson marrëdhënien në çift, ka një anë tjetër ndaj të cilët duhet treguar kujdes.
Nëse shihni rregullisht porno truri juaj do të bëhet i pandjeshëm ndaj efektit të dopaminës (neuronit transmetues të kënaqësisë).
Një studim i publikuar së fundmi tregon se shikimi i tepërt i videove për të rritur ju bënte pa ndjeshëm ndaj simulimit seksual.
Kjo do të thotë se truri ka nevojë për më shumë dopaminë që të ndiheni mirë, tregon kërkimi gjerman.
Rreziku është më i madh për meshkujt, të cilët pasi shohin shumë imazhe të tilla bëhen të pandjeshëm dhe nuk arrijnë të eksitohen nga seksi i zakonshëm.
Raporti tregon gjithashtu se shikimi i pornografisë sjell tkurrjen e trurit sa më shumë që shikoni të tilla video.
Pornografia po krijon një gjeneratë të re meshkujsh dhe femrash të cilët janë të pashpresë në dhomën e gjumit përfundon raporti.