Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras për momentin është duke menduar që të mos vijë në vjeshtë në vizitën e vet të parë zyrtare në Serbisë, shkruan e përditshmja e Beogradit, “Danas”, duke iu referuar burimeve të mirëinformuara nga Athina.
Gazeta, transmeton Koha.net, pohon që me këtë burim ka biseduar me telefon dhe me shkrim. Arsye për një mendim të këtillë të kryeministrit të Qeverisë greke është se në lëvizjen e Syrizës mbizotëron mendimi që “kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke zhvilluar politikë të adoleshentëve”, kanë thënë burimet e “Danasit”.