Pas largimit nga pozita të menaxherëve regjional, të premten në ora 14:55 minuta, janë goditur udhëheqësit e ekipeve. Goditja erdhi një orë para përfundimit të orarit dhe në bllok.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Administratën Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku, i emëruar në këtë pozitë nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka vazhduar fshesën për largimin në bllok, të drejtuesve dhe menaxherëve në këtë institucion, të cilët nuk janë të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti që është në koalicion me PDK-në dhe e cila ka marrë përsipër të drejtojë financat e vendit.
Fshesa e largimit te udhëheqësve të ekipit është e dyta, pas asaj të parës që u zhvillu pak kohë më parë, ka përfshirë udhëheqësit e ekipeve, të cilët janë larguar në mënyrë brutale nga pozitat, sikurse menaxherët e regjioneve, transmeton RTK. Largimi i udhëheqësve të ekipeve të inspektorëve është bërë ditën e premte në ora 2:55 minuta, nëjtë sikurse largimi i menaxherëve të regjioneve, i cili që bërë gjithashtu ditën e premte, në ora 3:12 minuta apo një orë para përfundimit të orarit zyrtar.
Menaxherët qenë urdhëruar që menjëherë të kalojnë në detyrat e reja dhe të braktisin zyrat e tyre për 30 minuta, masë që u vlerësua si e panevojshme, e ashpër, shkelje e ligjit të punës fyerje e dinjiteti njerëzor.
Në mesin e menaxherëve të larguar ishte edhe menaxheri i Prizrenit, një punëtor i ATK që nga themelimi i saj, në të cilin kanë investuar mjaft shumë shteti amerikan. Totaj, përmes bursave të kushtueshme që ka ndarë
SHBA në Kosovë, ka qenë në programe studimi dhe trajnimi në Fondin Monetarë Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe institucione të tjera. Programi i ndjekur nga menaxheri Shaqir Totaj quhet Hubert Humphrey Felloëship dhe ka kushtuar gati 100 mijë dollarë.
Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për largimet në masë që është duke i bërë ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues.
Shikojeni se si largohen nga pozitat udhëheqësit e ekipeve:
Të nderuar kolegë/e,
Duke pas parasysh kompetencat qe i jepen me nenin 3 paragrafin 3.5 dhe 3.6 te Ligjit Nr. 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat si dhe ne përputhje me nenin 28 si dhe nenin 30 te Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil te Kosovës, si dhe marr parasysh dispozitat që dalin sipas Rregullores Nr. 06/2010 për Transferimin e Nëpunësve Civil, U.d Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore te Kosovës , merr këto vendime mbi:
1. Transferimin e z. Enver Retkoceri nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1.
2. Transferimin e z. Blerim Hamiti nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM ne pozitën e punës : Këshilltar pë Analizë dhe Kualitet të Kontrollit në Divizionin për Procedura dhe Politika-ZQ.
3. Transferimin e z. Bekim Gashi nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM ne pozitën e punës : Këshilltar në Divizionin për Menaxhimin e Rrezikut-ZQ.
4. Transferimin e z. Muhamet Restelica nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 3.
5. Transferimin e znj. Diamanta Skenderi nga pozita e punës: Udhëheqëse e Ekipit të Kontrollit në DTM-ë ne pozitën e punës : Udhëheqëse e Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1.
6. Transferimin e znj. Halide Pireva nga pozita e punës: Udhëheqëse e Ekipit të Kontrollit në DTM-ë në pozitën e punës : Këshilltare për Analizë dhe Kualitet të Kontrollit në Divizionin për Politika dhe Procedura.
7. Transferimin e z. Sefedin Daci nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 3 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
8. Transferimin e z. Skender Fejza nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
9. Transferimin e z. Milazim Hoxha nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
10. Transferimin e z. Skender Krasniqi nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
11. Transferimin e z. Basri Sadriu nga pozita e punës: Këshilltar për Analizë dhe Kualitet të Kontrollit ne Divizionin për Procedura dhe Politika ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
12. Transferimin e z. Blerim Ismajli nga pozita e punës: Këshilltar Tatimor në DTM-ë ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në DTM-ë.
13. Transferimin e z. Jeton Mushkolaj nga pozita e punës: Inspektor Tatimor në Regjionin Prishtina 3 ne pozitën e punës :U.d Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 3.
14. Transferimin e z. Driton Aliu nga pozita e punës: Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 3 ne pozitën e punës : Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin Prishtina 1.
15. Transferimin e z. Besim Morina nga pozita e punës: Inspektor Tatimor në Regjionin e Prizrenit ne pozitën e punës :U.d Udhëheqës i Ekipit të Kontrollit në Regjionin e Prizrenit.
Këto vendime do të fillojnë se zbatuari nga data 12.08.2015. Të gjithë personat përgjegjës kërkohet qe t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme per implementimin e këtij vendimi. Poashtu kërkohet nga Ju qe deri me datë 12.08.2015 ta shfrytëzoni maksimalisht përmbylljen/ përfundimin e të gjitha aktiviteteve te filluara ne punët e deritanishme, ne mënyre qe punët dhe përgjegjësit e reja te fillohen ne kohen e caktuar.