Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka deklaruar se largimi nga Liverpooli ishte vendim i duhur.
Sulmuesi i Urugait verën e kaluar u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar Barcelonës. Ai thotë se u transferua tek kalatalonsit për të fituar trofe. Suarez thotë se është me fat që luan përkrah Lionel Messit e Neymarit.
“Ishte vendim i duhur për tu larguar. Trofetë është një nga arsyet për tu bashkuar me Barcelonën. Edhe familja ime e din se ishte zgjedhje e duhur”, ka thënë Suarez.
“Jam i lumtur që jam këtu, sepse jam në klubin më të mirë në botë. Këtu ka shumë lojtarë të aftë që të shënojë gola. Unë vetëm bëj punën time për ekipin. Unë jam me fat që luajë së bashku me Messin e Neymarin. Për mua kjo është një ëndërr”, ka theksuar ai.
Suarez me “blaugranat” ka fituar La Ligën, Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.