Xherdan Shaqiri sulmon Interin

E publikuar: 13/08/2015 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në konferencën e sotme për shtyp, Xherdan Shaqiri, u ndal të flas për aventurën e tij te Interi, duke i kritikuar ata për mënyrën se si u sillën me atë.
Sot sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, u paraqit edhe zyrtarisht si blerja më e re Stoke City dhe në konferencën për shtyp 23-vjeçari nga Zhergra u shpreh i lumtur me largimin nga Interi, transmeton Telegrafi.

“Aventura ime te Interi nuk zgjati shumë dhe për këtë me të vërtetë më vjen mirë. Shumë gjëra nuk shkuan mirë, dhe tani jam i lumtur me kalimin tim te Stoke City. Më vjen mirë që koha ime te Interi përfundoi aq shpejt”, tha Shaqiri për ish-klubin e tij.

Gjithsesi, këto fjalë nuk të çudisin shumë, pasi Shaqiri vazhdoi historinë e atyre lojtarëve që kur bëhen më klub të ti, fillojnë të flasin jo mirë për ish-ekipet e tyre. /Telegrafi/