Para se t’i vishni brekët e reja duhet ta bëni vetëm një gjë

13.08.2015 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Para se t’i vishni brekët e reja duhet ta bëni vetëm një gjë

Në pyetjen nëse duhet pastruar të brendshmet para se t’i vishni, dhe pasi që sapo i keni blerë, profesori i mikrobiologjisë nga New York University School of Medicine, Philip M. Tierno, ka tri përgjigje: po, po dhe po!

Femrat kanë tendencë t’i provojnë madje edhe brekët në dyqan para se të vendosin t’i blejnë. Kjo do të thotë se ato brekë që i keni blerë sigurisht i ka provuar tashmë dikush tjetër para jush dhe se të brendshmet kanë ardhur në kontakt të drejtpërdrejtë me pjesët intime.

Edhe sikur ato brekë të mos i ketë provuar askush, mendoni vetëm se sa duar i kanë prekur nga prodhuesi, shitësi që i ka ekspozuar apo blerësit e tjerë të mundshëm të cilët i kanë shikuar dhe prekur me duar. Pikërisht kjo është arsyeja se pse në to mund të ketë baktere siç janë stafilokoku ose norovirusi, të cilat shkaktojnë grip të stomakut, dhe mund t’i bartin personat të cilët, edhe pse nuk i ndjejnë më problemet shëndetësore tashmë dy ditë dhe kanë dalë në shoping, ende mund të jenë bartës. Bakteret mund të jetojnë në pambuk nga disa minuta deri në gjashtë muaj në qoftë se bëhet fjalë për stafilokokun.

Është gjithashtu e rëndësishme që të brendshmet t’i pastroni me qëllim të largimit të mijëra kimikateve të përdorura në prodhimin e tekstilit. Pambuku ende spërkatet në fusha me pesticide, kështu që ato arrijnë edhe në pëlhurë.

Pambuku shpesh bashkohet me fibra sintetike si akriliku, poliesteri dhe spandeksi për të cilat nevojiten rreth 8.000 kimikate për t’i prodhuar. Kur prodhohet një pjesë e veshjeve, është e mundur që të spërkatet me kërpudhavrasës (fungacid) për ta parandaluar rritjen e kërpudhave gjatë transportit, dhe shpesh përdoren edhe substanca për fiksimin e ngjyrës që pëlhurat të mos zbehen. Pëlhurat shpesh trajtohen me preparate kundër njollave dhe preparate kundër djegies, aty janë edhe zbutësit dhe preparatet kundër rrudhosjes. Secila nga këto kimikate mund të shkaktojë kruarje, dermatit kontaktues dhe ënjtje, si dhe probleme të tjera në zonën gjenitale.

Efektet negative të të brendshmeve nuk janë aq të shpeshta, por nëse kjo ndodh, trajtimi mund të jetë i gjatë. Prandaj, bëni pak përpjekje dhe pastroni brekët para se t’i vishni për herë të parë sepse do të ndiheni më rehatshëm dhe më sigurt. Nuk është keq madje t’i pastroni dy herë para se t’i përdorni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)