“Çmendet” ankandi për de Bruyne

12.08.2015 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Çmendet” ankandi për de Bruyne

Një ankand i mirëfilltë rreth yllit 24-vjeçar të Wolfsburg, Kevin de Bruyne. Listës së klubeve të mëdha europiane, të cilat qëndrojnë në radhë për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, i është shtuar edhe Real Madrid.

Deri më tani, lojtari i përfaqësueses belge ka tërhequr vëmendjen e Bayern Munchen, Barcelonës dhe Manchester City, me anglezët që duken të favorizuar për ta afruar në ekip.

Kjo mbi të gjitha prej faktit që tabloidët anglezë flasin për një ofertë me vlerë 63 milionë Euro të “citizens”. Shifra ende jo-zyrtare është e parezistueshme.

Nëse oferta do të paraqitet në tryezën e bisedimeve, duket e vështirë që Wolfsburg ta refuzojë. Kjo bazuar edhe në fjalët e trajnerit Dieter Hecking.

“Pavarësisht vlerësimit që kam për Manchester City, mund të them se për Kevin janë interesuar edhe Real Madrid, Bayern Munchen dhe Barcelona. Largimi i tij nga skuadra do të realizohej vetëm përballë një oferte të jashtëzakonshme”, deklaroi tekniku i klubit të Bundesligës.

Në 51 ndeshje të luajtura gjatë sezonit të kaluar, De Bruyne realizoi 16 gola dhe mori pjesë në 28 aksione për gol të Wolfsburgut. Talenti belg ka kontratë me “Ujqërit” deri në vitin 2019.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit