Kështu veprohet drejt me klitorisin e saj!

E publikuar: 12/08/2015 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forma dhe madhësia e klitorisit mund të dallojnë, mirëpo secila femër e ka dhe asnjëra nuk do të qëndrojë indiferente nëse i përkushtoni sado pak kujdes.

Gishtat tuaj janë arma më e mirë (apo pothuajse më e mirë, ndërkaq për gjuhën do të flasim pak më vonë). Megjithatë, asnjë dashnor i mirë kurrë nuk do t’i “vërsulet” menjëherë klitorisit, transmeton Telegrafi.

Fillojani nga ana e brendshme e kofshëve të saj, shkoni pak më lart, përkëdhelni zonat në të dy anët e klitorisit, butësisht dhe me kujdes.

Shumicës së femrave presioni i drejtpërdrejtë mbi klitorisin u është i pakëndshëm. Zgjidhja e mirë janë prekjet e kujdesshme rrethore në atë zonë. Meqenëse e tërë ajo zonë është e ndërthurur me përfundime nervash, sipas reagimeve të saj do të dini se a jeni duke e bërë punën mirë.

Femrave për stimulim të klitorisit u mjaftojnë prekjet e buta, ndërkaq nëse dëshirojnë më shumë, nuk do të ngurrojnë t’ju kërkojnë të vazhdoni. E pra, nëse merreni me klitorisin jeni fitimtarë në çdo mënyrë.

Nëse nuk jeni bash të sigurt se si duhet të punoni me klitorisin apo akoma nuk e njihni mirë partneren tuaj, përdorni lubrifikant. Me të do të “zbusni” prekjet tuaja dhe do t’ua bëni të mundshme gishtave tuaj që të rrëshqasin nëpër klitoris, gjë që me siguri do ta bëni të përjetojë orgazëm të paharrueshme.

Stimulimi i klitorisit me buzë dhe gjuhë zakonisht është rruga më e shkurtër deri te orgazma, nga e cila femrave u dridhen gjunjët. Më së miri është që nëpër klitoris me gjuhë të bëni rrathë të vegjël, është eksituese edhe thithja e kujdesshme, ndërkaq me lëvizjet e tjera kini kujdes të mos e teproni.

Pas gjithë kësaj që thamë, edhe penisin tuaj mund ta fusni në lojë. Përpiquni që me të të rrëshqitni nëpër klitoris derisa partnerja juaj qëndron e shtrirë me këmbë të mbledhura, ndërkaq ju të jeni në pozitën në të cilën i prekni komblikun njëri-tjetrit.

Lëvizja para-prapa në atë pozitë mundëson kontaktin e drejtpërdrejtë të penisit dhe të buzëve të vagjinës së saj, por edhe të klitorisit. Kështu që të dy do të kënaqeni më mirë.