Një fotograf amerikan, i specializuar për fotografimin e ushqimeve, ka bërë një eksperiment, për t’i treguar botës se sa shumë sheqer ka në pijet që konsumojmë çdo ditë.
Henry Hargreaves arriti të krijojë lëpirëse duke përdorur pije popullore si Coca Cola apo Mountain Dew.
Ai thjesht i zien derisa uji avullon. Atë që mbetet, kryesisht sheqer, ai e përdorur për të bërë lëpirëse.
Një Cola rezulton se ka 39 gramë sheqer. Një Mountain Dew shkon deri në 77 gramë.