Kjo mama ka shkaktuar një “tërmet” me reagime

E publikuar: 11/08/2015 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është një nga fotot që po qarkullon më shumë në rrjetet sociale orët e fundit.

Aty duket një nënë, duke ushqyer me gji dy fëmijë.

Jessica Anne Colletti e ka postuar foton në FB, duke provokuar një tërmet reagimesh.

Por përse?

Nëna e një fëmije po ushqen me gji fëmijën e saj, djalin 16-muajsh, por edhe djalin e shoqes së saj, 18-muajsh.

“Djali im është 16-muajsh dhe djali i shoqes sime është 18-muajsh. Unë kujdesem për të kur ajo është në punë dhe kam një vit që e ushqej me gji. Ne të tre kemi një lidhje speciale,” ka thënë ajo.